Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli të Italisë mbrëmjen e djeshme. Një vajzë e mitur, 12 vjeç është goditur me thikë në fytyrë nga i dashuri i saj 17-vjeçar.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, bëhet me dije se e mitura u operua nga mjekët të cilët konstatuan një plagë të thellë në fytyrën e saj të shkaktuar nga një mjet prerës, thikë.
Nga ana tjetër, karabinierët kanë si të dyshuar kryesor të dashurin e saj 17-vjeçar i cili nuk gjendet deri më tani dhe policia vijon kërkimet për kapjen e tij.
Së fundmi, dyshohet se 17-vjeçari ka goditur të dashurën me thikë për arsye xhelozie.