E qau pa lot… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E qau pa lot…

08:05 | 18/11/2018
në Gossip, Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga Alma Nikolli
Në mesditën e një prej këtyre ditëve të shkuara, ashtu “dhunshëm”, siç të imponohen videot e një faqeje facebook-u që s’e ke pëlqyer, pashë një “truk magjik”. 20 kilogramë mund të humbeshin në pak javë, vetëm me një kombinim të limonit, hudhrës dhe xhinxherit. E nisa linkun në një grup mes mikeshash, me mosbesim e nota shakaje dhe vijova ditën.
Pak orë më vonë isha në kinema.
Shfaqej filmi “Azizi”.
Gati-gati, bardh e zi. E bardha fort ngjyrë bujare, në një kohë që në film ka vetëm të zezë. Filmi në vetvete është një ylber, por realiteti që përshkruan krejt i zi, si zifti para se të hidhet në asfalt.
Kur them film se si më duket, sikur gënjej, se na është ngulitur në mendje se filmat gënjejnë. Azizi është dokumentar, por aktorët realë nuk vinin dot në xhirime. Jo për ndonjë gjë të madhe fort jo, por ngaqë kanë vdekur. Nuk vdiqën vetë, por i vrau komunizmi. I vrau etja, uria, dizanteria. Kur kafshata e bukës numërohej në film, apo ndonjë ditë nuk shihej fare me sy, qaja. Qaja dhe qeshja, se më kujtohej videoja për dobësim që pashë në mesditë. S’po gjejmë metoda që të lëmë bukën…
Para meje ishte një djalë edhe ai po qante, largonte syzet dhe fshinte lotët. Se thoni që burrat nuk qajnë… Nuk ishte errësira e kinemasë, jo. Ishte fakti që nuk mund t’i ndalte lotët. Edhe një burrë tjetër para tij qante. Qanin në përgjithësi. Dhe kur dolën nga kinemaja qanin. Herë me lot, e herë me shprehi në fytyrë.
Nuk pati skena të tepruara emocionale që “nxisin lot”, veç fakte. Pikërisht kjo prekte. Edhe Suela Bako, kur luante rolin e një nënë malësore që varros të birin me tesha popullore, nuk qante. Dukej sikur vallëzonte e luante me të birin e vdekur në krahë, sikur ai të ishte i gjallë. Tundnin tokën! 
Një djep që digjej, një rruzare me kryq që lundronte në lumë e shumë lotë të tharë. 
Një film i vërtetë për të internuarit në kampet famëkeqe të komunizmit. 
Një nënë mirditore që qan pa lot, por me fjalë, vdekjen e një jetë të heshtur.
Një polic që thyen arra qetësisht. E kur një nënë me lot të tharë i thotë “Im bir vdiq”, ai përgjigjet qetësisht: “Shumë mirë ia bëri”.
Azizi është gjallë, ai i vërteti. Ai djali që i humbi të gjithë atje në kamp. Luljeta Progni ua tregon historinë e tij.
Etiketa: Alma NikolliazizidokumetarfilmlotLuljeta ProgniSuela Bako

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Dekreti i Metës, Basha: Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq

Dekreti i Metës, Basha: Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com