Sikur t’ isha djalë

Duhet të lëçisni

Debate në mbledhjen e PS në Shkodër, anëtarët-Klosit e Gjiknurit: Doni të na hidhni hi syve, vendet e punës i ka marrë PSD

Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS-Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra. Në fokus...

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, kërkojnë heqjen e kujdestarisë së të atit për vajzën e mitur

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në...

Doza e tretë e vaksinës, Maqedonia e Veriut merr vendimin, rekomandohet për tre kategori qytetarësh

Maqedonia e Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri...

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator,...

Nji grishje

Nga: Qemal DRAÇINI, “Fryma”, Kallnur 1944

Veprimtarija mendore e grues âsht një faqe e shum kandshit të kulturës së të gjitha vendeve oksidentale. Në beletristikë, në letërsi kallximtare, n’atë epistolare, në harte të bukra pergjithësisht veprat që lindne nga penda femnore xâjnë një vend të randësishem. Madje, kur në historin e dijes së njëj vendi mungon këjo veprimtari mendore femnore, vendi që duhesh të nxente mbet i mbrazetë e i paplotë, paraqitet kompleksi kulturuer i atij vendi.

Ndër nè as që mund të flitet për shkallë veprimtarije mendore të grues, për arsyen e thjeshtë që këjo punë mendore pothueise nuk ekziston. Aty-këtu ka pasë nonjë za qi ngrihesh vetar e i  dobët ; — per u shuente vrikthi kè s kishte të ndjekun. Të gjithë ata që kanë lexue në të shkuemen të përkoheshmet tona, kujtojnë pa tjetër emnat e Kolumbjé-s, Muza, Musine Kokolari, Ikbal Çika, Mila Gjokoreci, Lux Secreta, e n’e mbrame ato të Postribsja, Vjollca e Skanderbeut, Hava Toska-Shehu e J. Kodra. Njehen, siç shifet në maje të gishtave. E me gjithë këta ne nuk jemi krejt pa nji klasë grash së shkollueme. Edhe tue mos njehë për nji cas universitaret, –ne kemi një numer gadi të njaftë arsimtaresh që zhvillojnë punen e tyne edukative ndër shkollat tona.

Asgjamangut, vetëm nji numer relativisht shum i vogel sosh ka ngritë zanin deri në lartësin e botimit. Pse këjo? — Munesë guximi? Kohe? Mos kujdesje? Mos përfillje? — S âsht për tu besue që kan qenë dy motivet e fundit. Duket, prandej, që arsye kryesore e kësaj mungesë ka qenë nga njena anë mungesa e kohës e nga ana tjetër moseximi. Tue pasë parasyshë këta, porsa e permuejshmja e jonë sheh driten, mun në numrin fillestar, puna e jonë e parë âsht këjo grishje botnisht shoqeve tona intelektuale që të bashkëpunojnë me ne pa dallimn për me rrahë së bashkut — mendje të reja — problemet e ndryshme kulfurore në driten e nën prizmin e pamjes së qytetnis moderne prendimore.

Ka qenë bamë zakon që dendun të përkoheshmet tona ti caktojmë një ose dy faqe të veçueme shkrimeve femnore. Na nuk caktojmë asnjë as dy face; përkundrazi, ï lamë të hapuna të gjitha fletët tona të pervujta për bashkëpunimin e shoqeve tona. Na duhet të kemi besim në gruen Shqiptare. Ajo përban gjysmen e forcave tona. Tue lanë m’anesh ndryshimet fisiologjike e bisedimet mbi nji aftësi ma të madhe a ma të vogel mendore, intelektualja e jonë – n’ato sprova të paka që ka kalue — ka dëshmue se në vija të përgjithëta ka po atë zotsi mendore e po aqë asnjanësi gjykimi në rrahjet e problemeve sa edhe intelektuali i ynë. Për ma tepër, arsimtaret tona veçanërisht janë të pajisuna me një njohtje të saktë të realitetit tanë, që shumëve u mungon. Këjo njohtje i ndihë ato që me  kqyrë e me perhapë shi atë kulturë që përkon ma së mir i me këtë realitet.

Bashkëpunimi i grues në lamën e kulturës âsht tashma ndër ne, njimend i doemosdoshëm, ne qe se s’ duem me arrijtë në një shpërpjestim damtues përparimesh e në qe se vërtet duem me shmangë që mjes intelektualizmies mashkullore e femnore të thellohet humnera e dasis e e mosmarrveshtjes. Psherëtima dëshirore « Ah, sikur t’ isha djalë» nuk ka vend. Grueja e jonë pikërisht tue ngelë grue, duhet të kryejë barren e vet shoqnore. Vetëm si e këtillë ajo do të ketë shum ma tepër dyer të çeluna, e njimijë mundësi ma tepër me e bamë që drita e dijes të derpetojë kudo, q’nga pallatet e pasuna der në jerevit e ulta e kasollet e vorfna, e që edhe ne, kësodore, ti avitemi e ta arrijmë shkallen e kulturës së popujve tjerë të qytetnuem. Vetëm tue u orvatë për arritjen e këtij qëllimi, intelektualja e jonë i a del barrës së saj përballë vendit. Në të njajten kohë i sherben edhe veprës së ndriçimit mendjes s’asaj morije vajzash shqiptare, që shpesh, fli paragjykimesh së pathemelta, nuk patën nafaken e mirë me u shkollue, jase që t’arsuemt e tyne u shternguene me e braktisun për gjysëm.

Më shumë shkrime

1 koment

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Debate në mbledhjen e PS në Shkodër, anëtarët-Klosit e Gjiknurit: Doni të na hidhni hi syve, vendet e punës i ka marrë PSD

Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS-Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra. Në fokus...

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, kërkojnë heqjen e kujdestarisë së të atit për vajzën e mitur

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në...

Doza e tretë e vaksinës, Maqedonia e Veriut merr vendimin, rekomandohet për tre kategori qytetarësh

Maqedonia e Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri...

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator,...

Zbardhet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare, si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare, edhe pse ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar. Komisionet e përhershme...