E parandaluam Marko Gjuriçin me bujtë dy netë në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E parandaluam Marko Gjuriçin me bujtë dy netë në Kosovë

20:00 | 27/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Kimete Berisha

A i ka tregu najkush Ramushit që u arrestu Marko Gjuriçi, e pastaj u “lshu” prej “burgut” për 1 minutë!

Hasmi. Kokëulur! Këta jemi ne, ta ulim kokën valla si “qenit” e s’të lëmë zani me t’u ndi.
Me kajtë nuk kajke, ama Serbijanit i prektte hunda në tokë prej tute. Ç’ka po don ma shumë. E ke tutë serbin (a e di ç’ka do me thënë kjo).

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

U kanë puna m’u tutë. U tutën prej neve edhe Ambasadori amerikan me Mogherini, të cilët vendosmëria e Kosovës për ta treguar veten, i zuri në befasi.

Na duhet me punu në këtë drejtim dhe sa ma shpesh me befasu botën.
Ky është sukses i madh i shtetit të Kosovës. Është fenomen. Kosova arriti ta parandalojë një njeri me bujtë në Kosovë (se me hy, ka hy dhe ka bujtë një natë), dhe ta lirojë atë njeri pa e gjykuar për krimin e bërë.

Ne të gjithë u gëzuam shumë. Edhe policët qanë prej gëzimit.
Policia e kishin madje edhe përkrahjen dhe simpatinë e LDK-së të përdorin gaz lotësjellës.

Fati im i zi, qëllova tuj i grah kerrit kur ndodhi kjo mrekulli dhe vetëm në radio e dëgjova zhurmën që ndodhte kur u arrestua armiku ynë.

Ne kemi shumë nevojë t’i mundim serbët. Kurrë ky merak s’ka me na u hjek.

Faleminderit prej tij, Presidenti na e dha mundësinë ta përjetojmë këtë shfaqje në ditët e përtërirjes së dëshpërimit tonë të madh, kur kujtojmë marsin e vuajtjeve të mëdha dhe humbjet fizike e shpirtërore që i kemi përjetuar në luftë.
Dhe, në kohën kur askush, përveç të korruptuarve hajnave dhe axhamive, nuk besojnë më në shtetin e Kosovës.

Çdo gjë këtu është kaq e ndyrë, kaq e pandershme, e ultë dhe e kriminalizuar në këtë vend.

Sapo kthehet i lirë Gjuriçi në Serbi, ti e sheh se asgjë nuk ke fituar nga arrestimi 1 minutësh i tij.

Janë po këta, është kjo qeveri që me paratë tona ua paguan serbëve faturat e rrymës e të ujit.
Janë qindra serbë që marrin paga nga qeveria e Kosovës, pa dalë kurrë në punë. Nuk i njeh kush as si duken, nuk ua sheh kush surratin;
është ky vend që e ka politizuar dhe kriminalizuar edhe artin, edhe sportin, edhe shëndetësinë, edhe arsimin…edhe ushqimin e ka krimbur….s’ka lënë gjë pa shkretëruar. S’ka lënë njeri pa demoralizuar.

E ju prisni me zgjat gëzimi për arrestimin e Gjuriçit më shumë se pesë minuta.

Gjuriçi u kthy n’shpi t’vet, me shpenzimet e shtetit të Kosovës, por ministria e qeverisë së Serbisë në mahallën e boshnjakëve është aty ku ka qenë, me shkronja të mëdha.

Shfaqjet na duhet kohë pas kohe dhe ato i bën goxha të mira regjia e Hashim Thaçit…me ja pas lakmi edhe Emir Kusturica. E me ja recitu Rade Šerbedžija: “Me kë do të mbetem unë i ri, nëse të gjithë plakeni”!

Të gjithë ushtarët janë plakur, përveç Hashim Thaçit, i cili nuk po ka me kë ta ndajë ‘rininë’!

E në mesin e policisë nuk e vërejta asnjë femër (pa maskë). Ajo xhelozja, fanatikja, ekstremistja, mizoxhinja Teuta Pustina, i urren femrat e bukura (dhe kujton se bukuria është për m’u përdhunu seksualisht, prandaj edhe lule jasemini çel e lulëzon natën).
Ky arrestim nuk do të kishte qenë kaq i suksesshëm sikur të kishte pasur femra aty që me seksin e tyre femëror do t’ua kishin marrë mendtë policëve. Si t’vjen puna te femra, polici, profesori, doktori, krejt i dorëzojnë armët…

Sa më liberal po bëhet imami Shefqet Krasniqi (të cilit ia uroj pafajësinë), aq më ekstremistë po bëhen të tjerët si Teuta, e cila ia ka kaluar edhe ekstremistëve më të njohur iranian me idetë e saj për vajzat studente, të cilat i fyen, i paragjikon, i sheh si copë mishi, sepse i xhelozon dhe urren. Dhe ato kanë faj që nuk e ndjekin e nuk ia nxijnë jetën përderisa ajo të largohet prej aty.

P.S. Kur vjen fundi i ditës, kemi kry punë çka kemi mbërri dhe ata arkiq që s’kemi arritur t’i mundim, ia lëmë Zotit të merret me ta. T’i lutemi Zotit që ata armiq që s’mund t’i rehatojmë ne gjatë ditës, t’i palojë ngadalë-ngadalë me mjeshtëri, qysh di veç Ai!
Për shembull, derisa Zoti ta jap goditjen e fundit, ne mund ta këndojmë Lutjen e Psalmit 55:15.
Kjo lutje t’i qetëson nervat: “Le t’i gjejë vdekja në befasi, të gjithë armiqtë e mi, o Zot. Ama lejoji o Zot, më parë (pra para se të vdesin), të fundosen për së gjalli atje poshtë me të vdekurit, në ferr…”!
Amin

Etiketa: arrestimHashim Thacikimete berishakosovemark gjuric

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Reagime kundër Rusisë… Foto LSA/ Elton Buhuri

Reagime kundër Rusisë... Foto LSA/ Elton Buhuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com