Nga Ahmet Zani
Dhunohet një grua në Kishën e Shna Ndout në Laç. Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, e cila tregtonte qirinj anës së rrugës, në ditën e pelegrinazhit, ka rënë pre e dhunës nga forcat e policisë.
Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
58 vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas saj policia në mënyrë selektive
largon tregtarët e qirinjëve, ndërsa ajo është dhunuar, madje të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhunë të ushtruar nga policia.