• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E majta nga Luigj Gurakuqi te dhëndri i Qazimit

13:31 | 05/03/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Linçimi i Blushit nga një turmë e ndërsyer është fotografia më e qartë se çfarë po ndodh në Partinë Socialiste. Në kohën kur banda e dhëndrit të Qazimit i turrej një pinjolli të Shuteriqëve mu kujtua se qyteti i Elbasanit e ka të lidhur emrin me një nga shqiptarët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, Luigj Gurakuqin.

Lexo edhe

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Gurakuqi ka një biografi të ndritur , firmëtar i aktit të pavarësisë, ministër i shkëlqyer i financave, bashkëpunëtori më i afërt i Nolit, krijues i të majtës shqiptare , e kështu me rradhë e kështu pa fund.
Por, vepra e tij më e rëndësishme e këtij rilindasi mbetet themelimi i Shkollës Normale të Elbasanit. Kjo është një nga arsyet përse Elbasani përbën një test për të kuptuar Rilindjen e Ramës. Përgjigjia e pyetjes : Kush janë mbështetësit e Ramës në këtë qytet na bën të kuptojmë shumë gjëra. Mund të konsiderohet një lidhje kaotike e fakteve, por thelbi mbetet i njëjtë : 100 vjet më parë e majta shqiptare krijohej nga njerëz të penës, kur pushka ishte i vetmi mjet politik.

Nuk e di nëse Rama ka mundur ta shikojë një foto të Fishtës, Mjedës e Gurakuqit kur ngjit shkallët për të shkuar çdo të mërkurë në zyrën e Metës. Këta tre rilindas kanë dalë në një foto të përbashkët si deputetë të Qarkut Shkodër-Lezhë. Nuk e di nëse kjo foto i krijon ndonjë asosacion me tre deputetët rilindas të tij që bëjnë shuttle nga qelia në sallën e Parlamentit. Tetë muaj më parë i kërkova tek “5 pyetjet…” përse kishte zgjedhur njerëz të tillë dhe mu përgjigj se jo të gjithë deputetët duhet të jenë akademikë, se të zgjedhurit përfaqësojnë karakteristikat e zonës ku kandidojnë.

E kam të pamundur të besoj se zona që një shekull më parë , ndonëse totalisht analfabete, si gjithë Shqipëria, të zgjidhte njerëz të tillë të ndritur, ndërsa 100 vjet më pas të përfaqësohet nga proksenetë, vrasës dhe skifterë vilash në Itali. Një gjë është e sigurt: ligji elektoral i para 100 viteve ishte krejt tjetër. Deputetët nuk i caktonte kryetari i partisë. Një kryetar partie gjykohet dhe nga kush rrethohet. Ca më tepër kur elitat politike nuk zgjidhen, por emërohen.

Sado e shfrenuar të jetë fantazia e kam të pamundur të imagjinoj nëse Rama bisedon me ata për Brakun apo Kandinskin kur shijojnë bashkë ndonjë verë të mirë. Sado makiavelist që të jesh nuk arrij ta imagjinoj si mund të bjerret kaq poshtë higjiena intelektuale duke zhdukur çdo kordon sanitar estetik.

Ajo skenë e turpshme që pamë dje në Elbasan na bëri të kuptojmë se Partia Socialiste po shkon në kongres të zgjedhë mes dy modeleve: Blushit ose dhëndrit të Qazimit. Rama është ende në kohë t’i japë fund kësaj dileme. Nuk ka përse të fshihet pas një njeriu që të vetmin identitet ka; dhëndri i Lalës, i cili hyn e del në komisariat për armëmbajtje pa leje. Ky nuk është Rama i 13 viteve më parë, kur me një xhaketë ushtarake si të Beqir Ballukut i ra kryq e tërthor vendit duke sfiduar një bjerrakohës si Fatos Nano. Rama është ende në kohë. Mund ta fitojë sfidën me Blushin jo duke u fshehur pas Lalës apo dhëndrit të Lalës. Bëhet më i fortë pas një garë të ndershme. Ndryshe ai bashkë me PS humbasin kur qytetarët e Elbasanit të shikojnë se si e Majta e tyre identifikohej 100 vite më parë nga Gurakuqi dhe sot nga dhëndri i Qazimit.

/Shqiptarja.com/

Etiketa: dhëndrie majtaFishtaIlir BabaramoLuigj GurakuqiMjedaproksenetëQarku Shkodër-LezhëQazimiShkolla Normale të ElbasanitShuteriqëtskifterëvrasës

Të Lidhura

Burrështetasve shqiptarë nuk u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria!

Betejat tona kundër perandorive të vdekura!

nga 27
10:17 | 12/08/2022
0

Nga Kim Mehmeti Te disa ‘kalemxhinj’ dhe qarqe mediatike shqiptare – kryesisht në Prishtinë – mbisundon mendësi e përafërt me...

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Para
Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

Blushi, si test për zgjimin nga kllapia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…

Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…

23:46 | 12/08/2022
E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

23:37 | 12/08/2022
Meta letër Bidenit për Pavarësinë: Uroj forcimin e miqësisë tonë të bekuar

Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve

23:31 | 12/08/2022
Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë

Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë

22:08 | 12/08/2022
DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç

21:47 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…
  • E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak
  • Masakra me 11 viktima në Mal të Zi, Meta: Jam i tronditur! Ngushëllime familjeve
  • Tragjedia në Mal të Zi, 11 viktima mes tyre 2 fëmijë
  • Aksidenti me 8 të plagosur, policia jep detajet/ Nga fëmija 2 vjeç, tek më i madhi 32 vjeç
  • DETAJE/ Aksidenti në Levan-Tepelenë, 8 të plagosur mes tyre dy të mitur (FOTO)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Masakra në Mal të Zi/ Prokurorja: Vrasësi i 10 personave nuk u ekzekutua nga policia por nga…
  • E rëndë/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8-vjeçarja pëson atak kardiak

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com