E duam Shqipërinë si gjithë Europa! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

10:30 | 15/12/2016
në Opinion
0

Nga Majlinda Bregu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, dje për herë të parë ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp rezultatet e takimit, dhe jo konkluzione të dakordësuara unanimisht, dhe pse kjo nuk ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

Që procesi i integrimit europian është bërë me një milion të panjohura, e që vetëm momentumi i Shqipërisë, edhe në qoftë i mirë nuk mjafton për një vendim unanim, tashmë është e qartë. Shqipëria miraton shumë ligje, por zbaton pak prej tyre! Prej asaj çka Këshilli bëri publike dje është e qartë se Shqipëria ka një krye-detyrim për të zbatuar që është ligji i Vetting-ut, plotësimin e prioriteteve të tjera për hapjen e negociatave, dhe me rëndësi jetike është shpëtimi i politikës nga bashkëjetesa me krimin, pra zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, i cili do të ishte një garanci më shumë edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, nëse mbledhja e Këshillit u mbyll pa vendim, dhe ne presim kur do të na vijë radha tjetër për t’u diskutuar duke mos u marrë ndërkohë me problemet reale, si krimi, droga, korrupsioni, që e mbajnë Shqipërinë ende larg anëtarësimit, ne s’bëjmë gjë tjetër veçse e dëmtojmë vetë procesin.

Problemet e brendshme të BE ka kohë që projektojnë më shumë paqartësi për procesin e zgjerimit. Situata në BE nuk është në periudhën më të përshtatshme për ne, por të mos qenit agresiv për zbatimin e detyrimeve do të na bëjë edhe më të papërshtatshëm, edhe rastin më të vështirë. Nëse qeveria do të zgjedhë të bindë Europën vetëm me retorikën e fjalëve, dhe e përditshmja do të tregojë të kundërtën, kjo do të na kushtojë më tepër.

Në pavëmendjen Europiane sot për zgjerimin, ne le të dëshmojmë që reformat janë për shqiptarët dhe jo për datën kalendarike të anëtarësimit. Fuqia transformuese e këtij procesi qëndron te vullneti i një qeverie për të zbatuar detyrimet dhe për të qenë kah standardeve europiane. Shqipëria nuk ka agjendë të ndryshme të krahasuar me atë të një vendi europian, por zbatimi i ligjit, rezultatet bindëse në luftën kundër krimit, korrupsionit, respektimit të të drejtave të njeriut, zgjedhjet me standard europian dhe kompromisi politik, do të përcaktojnë kalendarin real të negociatave.

Nuk kemi qenë ndonjëherë të përkëdhelurit e Europës dhe e kemi përballur procesin në çdo hap si sfidë, nga nënshkrimi i MSA, liberalizimi i vizave, marrja e statusit të vendit kandidat, pse jo dhe anëtarësimi në NATO, por çdo vonesë nga ana jonë, qoftë apati apo mungesë vullneti politik, është si ta dëmtosh procesin me duart e tua.

Ka filluar countdown-i i përballjes me reformat e thella dhe të dhimbshme: luftë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, luftë kundër përfshirjes së krimit në politikë, luftë kundër shkatërrimit të standardeve zgjedhore.

Ne nuk negociojmë dot kushtet që na vendos Europa, qofshin ato 5, 7 apo kushedi sesa do të shtohen gjatë rrugës, por ne mund të negociojmë me njëri tjetrin si shqiptarë për Shqipërinë, dhe të formulojmë një qëndrim kombëtar, ku domosdoshmërisht plotësimi i detyrimeve që janë para nesh sot të vendosura nga BE, të shpallen interesi kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht datës kur BE do të hapë negociatat.  

Me gjithë respektin për Kohën e Brukselit e të vendeve anëtare, shqiptaret jo për faj të tyre kanë humbur shumë kohë. Ndaj le të ulemi sot në shenjën e kompromisit politik, të gjejmë rrugën dhe nxitjen së brendshmi për të plotësuar detyrimet që sot janë para nesh. E di se gjithkush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë sepse Shqipëria bëhet gati të hyjë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europian të mos përdoret e keqpërdoret gjatë fushatës zgjedhore, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afatgjatë për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është ëndrra prej 26 vitesh e shqiptarëve, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë përveç se të jemi shërbëtorët e tyre në këtë proces.

Etiketa: BEdekriminalizimiduam Shqipërinë si gjithë Europaintegrimi i Shqiperise ne BEMajlinda Bregureforma ne drejtesi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Korabi bën “mëkatarin”, gjirokastritët nisen për Europë

Korabi bën “mëkatarin”, gjirokastritët nisen për Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com