Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka thënë se është në dijeni të lëvizjes së radhës së Rusisë. Ambasada gjithashtu paralajmëron se nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
“Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës. Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë” – thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së.