• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dha apo jo dorëheqjen? Kreu i FRESSH deklaratë unisex: “Edhe kështu, edhe ashtu”

10:10 | 16/12/2018
në Uncategorized
0

Ditën e djeshme disa media on line dhe jo vetëm bën me dije se kryetari i FRESSH, Eljo Hysko dha dorëheqjen. Duket ideja që dikush duhet të largohet nga posti po zë vend në propagandën mbrojtëse të kryeministrit. Teksa pothuaj e largoi Lindita Nikollën, pak ditë më parë, tani po bën një stress test me kryetarin e Rinissë së partisë së tij, e cila ka qenë shumë e zellshme të furnizojë kreun e qeverisë me aktorë për “dialog”. Vetë Elio Hysko në një reagim të gjatë, ashtu si dhe shefi i partisë dënon gazetarët, meqë ata e kanë përherë fajin. Ndërkohë deklarata e tij nuk sqaron asgjë; ajo ngjan si një reagim unisex, të cilën e merr edhe për dorëheqje, edhe për përgënjeshtrim. Më poshtë e keni të plotë këtë reagim.

Për studentët, dialogun dhe sajesat!

Lexo edhe

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

FRESSH i konsideron legjitime dhe të drejta 8 kërkesat e studentëve. Protesta e zhvilluar po na tregon ngadalë-ngadalë se besimi tek mekanizmat për demokratizimin e vendit janë rimëkëmbur.

Shtatë vjet pas 21 janarit 2011, asaj dite të keqe për kombin tonë, qytetarët kanë filluar të kuptojnë se jo vetëm që nuk vdes në shesh, kur del të kërkosh të drejtat, por madje në rastin në fjalë edhe merr atë çka të takon.

Përpos përqafimit të 8 kërkesave të studentëve, FRESSH mbështet dialogun si e vetmja formë demokratike e të ndërvepruarit në shoqëri. Kemi bindjen dhe besimin se shumë shpejt studentët do të zgjedhin një modalitet të gjithëpranuar dialogu, nga i cili do të nisi procesi për transformimin e arsimit.

Bindjet politike nuk mund të jenë pjesë e diskursit për të drejta themeltare të arsimit, ndaj ne hedhim poshtë me neveri çdo akuzë të bëra këto 12 ditë se pjesemarrja e lirë dhe individuale e disa prej aktivistëve të FRESSH në protestë ka patur qëllime të mbrapshta. Ato janë shprehja më kuptimplotë e demokracisë së brendshme.

Nuk mund të thuash të njëjtën gjë për të tjerët, të cilët dita ditës po tentojnë të zaptojnë e bëjnë pis megafonin e dlirë e çiltër të studentëve për të ndërtuar retorikën e tyre me ëndërra rotacioni pushteti, pa asnjë lidhje me revolucionin në arsim! Partizimi dhe dhuna që po mbarsin duhet të qëndrojnë larg tyre!

Është një moment unik për studentët që këtë energji të jashtëzakonshme ta kthejnë në një proces historik të transformimit të arsimit.
Rruga e duhur është nëpërmjet dialogut, pa u tërhequr asnjë milimetër nga 8 kërkesat e tyre.

Në lidhje me sajesat që janë publikuar në formën e mesazheve në grup dua t’i kërkoj ndjesë për shqetësimin familjeve të Luisit, Glindxhetit, Tedit, Ivës, Maurës, Endrës, Arlindit & Keidës apo kushdo që do jetë shënjestra e radhës, të cilët janë bërë viktima të montimeve banale nëpërmjet fake chat app dhe sot po linçohen virtualisht. Ato janë kryekëput trillime të një mendje të semurë, e cila nuk paska kufinj e moral.

Shpreh keqardhje që portalet e fanpage-t janë kthyer në therrtore virtuale të çdokujt që nuk i shërben qëllimeve të sponsorave të tyre. I inkurajoj të rinjtë, jo vetëm ata të FRESSH që të qendrojnë për atë që besojnë, pa pasur frikë se ndonjë kasap virtual do t’i vërsulet me sëpatën e sajesave.

Gazetarët me një fije profesionalizmi, mos t’i shndërrojnë mediat e tyre në gijotina virtuale për të rinjtë, por të ndalojnë publikimin e të pavërtetave.

Shoqëria jonë nuk fiton asgjë nga urrejtja, dhuna, shpifja apo gënjeshtra.

Ne kemi nevojë që zjarrin e shpresës që sollën studentët ta mbajmë ndezur bashkë për të ndriçuar e ngrohur të tashmen e të ardhmen tonë e jo për t’i vënë flakën njëri-tjetrit, vetëm se disa kanë ëndërra rotacioni të pushtetit e aspak të revolucionit në arsim.

Ne mund të shkojmë përpara vetëm nëpërmjet dialogut, besimit e duke i dhënë një dorë njëri tjetrit. Jam i bindur se STUDENTËT MUNDEN, RINIA MUNDET!

Etiketa: dialogudoreheqjeEdhe kështu edhe ashtueljo hyskoKreu i FRESSHprotestastudentetunisex

Të Lidhura

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

nga 27
23:25 | 08/02/2023
0

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura....

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

nga 27
23:23 | 08/02/2023
0

Ashtu siç pritej, Marseille-PSG ishte një sfidë e gjitha për t’u shijuar, pasi skuadrat dhuruan “show”, në takimin e vlefshëm...

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

nga 27
23:19 | 08/02/2023
0

Bursa e Stambollit njoftoi të mërkurën se do të mbyllet për pesë ditë në përgjigje të tërmetit vdekjeprurës të kësaj...

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

nga 27
23:13 | 08/02/2023
0

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë. Përmes një postimi në FB,...

Para
Sandër Lleshaj thotë se nuk ka gjakmarrje, por mësuesja e të ngujuarve renditet ndër 50 arsimtarët më të mirë të botës

Sandër Lleshaj thotë se nuk ka gjakmarrje, por mësuesja e të ngujuarve renditet ndër 50 arsimtarët më të mirë të botës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

23:25 | 08/02/2023
Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

23:23 | 08/02/2023
Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

23:19 | 08/02/2023
Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

23:13 | 08/02/2023
Mund të vdesim nga i ftohti –

Mund të vdesim nga i ftohti –

23:07 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –
  • Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –
  • Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –
  • Mund të vdesim nga i ftohti –
  • Pas tërmetit, përmbytje në Turqi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com