• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshohet se bashkëpunoi për vrasjen e 9 shqiptarëve, arrestohet malazezi në Kosovë

17:08 | 27/06/2022
në Kosove Rajon
0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar personin e identifikuar M.D nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez, për shkak të dyshimit të bazuar për Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 27 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se, pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot, me datën 27.06.2022 ka arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.
/Express/

Etiketa: arrestimekosove

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para
Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Përmet, humb jetën 30- vjeçari, plagoset një tjetër

Lezhë/ Makina përplaset me fugonin e mallrave, 2 në gjendje të rëndë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

17:16 | 26/03/2023
Dita e parë e beqarisë –

Dita e parë e beqarisë –

17:14 | 26/03/2023
Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

17:06 | 26/03/2023
Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

16:56 | 26/03/2023
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?! –

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –

16:54 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –
  • Dita e parë e beqarisë –
  • Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –
  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –
  • Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –
  • Dita e parë e beqarisë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com