Dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Edmond dhe Robert Budina, mësohet se ditën e sotme kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërmori disa protesta ditore në Tiranë.
Më pas nisi edhe aksionin për takimet nëpër rrethet e Shqipërisë me qëllimin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku drejtuesit kryesorë janë Edmond dhe Robert Budina kanë pasur takime në Durrës, Shkodër, Kukës dhe në disa qytete të tjera.