Dy persona kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve në një lokal në Hamallaj.
“Më datë 28.07.2016, rreth mesditës, në Sektor Hamallaj duke punuar(vendosur ulluqe)në lokalin Bar-Kafe të shtetasit F.H. kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasit O.B.15 vjeç dhe L.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia e Durrësit.
Për pasojë, shtetasi O.B. ndodhet në Spitalin Nënë Tereza Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi L.Gj. ndodhet në reanimacion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.