Ish-ministri Ylli Manjani deklaron se qeveria Rama ka rikthyer dy nene të Kodit Penal komunist.
Manjani shkruan:
“Këto janë dy nene nga Kodi Penal i komunizmit që i rilindi qeveria e rilindjes.
Neni 55, me të cilin pushteti komunist dënonte çdo njeri që fliste.
Me këtë nen në mendje e në zemër shoku Edvin dënon cilindo që flet e mendon jo si Ai.
Shoku Fatmir, njohës i thellë dhe zbatues i këtij neni urdhëron policinë dhe prokurorinë të procedojnë cilindo që është kundër pushtetit të tyre! Edhe rininë!
Neni 209 flet për parazitët. Ky nen gjendet sot në fjalorin e Kryeministrit, i cili flet për parazitë në administradë dhe urdhëron publikisht largimin e tyre nga puna!
Kjo është Rilindja!
Lexojini vetë këto nene, që të kuptoni sjelljen e rilindjes!”