Dy jetë nën një sqetull nuk mbahen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy jetë nën një sqetull nuk mbahen

12:45 | 28/03/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Greta Beqiri

Unë jetoj një jetë të dyfishtë! Nëse nuk më beson, dëshifroje me kujdes në rrëfimin tim! Si ta nis prezantimin, me një çkemi të thjeshtë, duke u shtirur sikur nuk jemi takuar kurrë më parë, apo të ri -prezantohem në një mënyrë tejet të sinqertë dhe shkurt, ja ku u ri-takuam sërish!

Gjithsesi, ç’rëndësi ka prezantimi, ajo ç’ka doja të thoja është që unë bëj një jetë të dyfishtë, ose në një zhargon tjetër, jetoj dy jetë, një për veten dhe një për botën, dynjanë do të thosh’ gjyshja ime. Mbaj një barrë të rëndë mbi supe për këtë vend, jam grua! Shumica më quajnë dhe femër, zakonisht kur e dëgjoj këtë term bëj sikur nuk kuptoj ç’ka duan të thonë, ndoshta si identifikim seksual, por ja ku e ri-them, Jam Grua! Faleminderit!

Devijova pak nga ajo ç’ka doja të thoja, por jo totalisht, pasi këtu nis e gjithë kleçka pse unë bëj jetën e dyfishtë.

Jetoj në një vend të vogël me afro 3 milionë banorë, ku më bie shpesh rasti të ndeshem me komshiun në rrugë dhe të mos njoh kushëririn e brezit të dytë a të tretë.

Jetoj në një vend që për të marrë vendimet e jetës, duhet të marr parasysh se ç’do mendojë bota, nuk ka rëndësi nëse unë nuk jam e lumtur. Bota po, ajo duhet të jetë!

Jetoj po në këtë vend, ku nëse merret vesh që dal me një djalë, duhet medoemos të martohem me të, sepse kështu do bota, lumturia e botës është sërish epiqendendra e lumturisë tënde.

Jetoj këtu me turp se për këta jam femër dhe duhet të nënshtrohem nën këmbët e burrit që do marr. Duhet të bëj punët e shtëpisë që pa gdhirë e t’u bëj yzmetet vjehrrinjve, se kështu e ka jeta, të mësosh se je vajzë! Turp! Do shkosh te burri nesër, Ç’do mendojë dynjaja?

…
Në lagjen time javën e shkuar një familje u shtua për të katërtën herë radhazi me fëmijë. Këtë herë u dëgjuan të shtëna, se e shoqja e të birit të botës lindi djalë, pas tre tentimeve të dështuara radhazi me vajza. E shihte me keqardhje gruan e tij, derisa u shtua me djalë, s’vuri gjumë i qetë në sy. Tani pohon se lë jetën për të dhe se duhen shumë!

Shumë vajza në këtë vend zgjodhën për lumturi vdekjen, se u martuan për sytë e botës, qanin mbremjeve me ngashërim, e buzëqeshnin për sytë e botës ditën. U shtirën për të mos zhgënjyer botën, për të mos tradhëtuar familjen në syte e asaj palo dynjaje që veç fjalë, fjalë, e kurrë me punët e veta s’u morr, kurrë te punët e veta s’i futi hundët!

Po, ne vallë, a na pyeti kush njëherë të vetme çfarë duam, çfarë na bën të lumtur? Nëse ne jo, po atëherë botën, pse?

Sa paradoksale kjo dhimbja jonë!
Tani dua ta besoj se në këtë vend është vërtet më e madhe Bota, sesa Zoti! Sa e vështirë është të jesh grua këtu, sepse mbetesh thjesht një hije, ose maksimumi një epsh seksual për lindur djem.
Lërini mënjanë banderolat me fjalë boshe që bëhen lartë e poshtë, duke thurur lavde pafund për ne. Mos u gënjeni, është thjesht publicitet! Dy jetë nën një sqetull nuk mbahen, më!

https://gretabeqiri.com/2018/03/27/dy-jete-nen-nje-sqetull-nuk-mbahen/

Etiketa: djalegreta beqirijetësqetullvajze

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Veliaj: Piramida do të jetë qëndra më e madhe e teknologjisë në rajon

Veliaj: Piramida do të jetë qëndra më e madhe e teknologjisë në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com