Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Veliaj: Piramida do të jetë qëndra më e madhe e teknologjisë në rajon

Nga Media 0

Piramida do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë në rajon është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në çeljen e edicionit të 9-të të Panariti “Work & Study”.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 kompani dhe universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 3000 vende të lira pune.

“9 nga 10 studentë që vinë për të studiuar në Tiranë do të jetojnë në Tiranë, edhe pas universitetit. Tirana ka nevojë për 6-7 mijë apartamente në Tiranë. Vetëm kjo industri e njerëzve që i shtohen çdo vit Tiranës, që është diku midis 27 dhe 30 mijë banorëve në vetvete gjeneron punësim. Unë e kuptoj secili prej nesh do të donte të kishte një bahçe të bukur përpara shtëpisë, kjo nuk është e mundur në një qytet të madh. Kjo është arsyeja pse shumica prej nesh ka vendosur të jetojë në Tiranë sepse duam të jemi aty ku janë edhe të tjerët, ama duhet të kuptojmë që në vetvete kjo industri, vetëm zhvillimi i industrisë së ndërtimit në Tiranë ka punësuar 10 mijë veta”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ka marrë fund njëherë e mirë punësimi mbi bazën e lidhjeve politike dhe se tashmë gjithçka është e bazuar tek merita.

“Koha ku ishte partia agjencia kryesore e punës ka marrë fund, të paktën në Bashki të Tiranës këtë jua jap me garanci. Do të thotë shumë e më shumë ente publike po bëhen predatorë për të rekrutuar nga entet private. Sigurisht ka të bëjë dhe me motivimin, rrogat në shtet nuk janë edhe aq të larta por njerëzit nuk punojnë vetëm për rrogën. Punojnë edhe për sens misioni jo vetëm për sens rroge. Ndaj për të gjitha këto arsye nëse jeni student sot unë e di që me gjasë kjo do të jetë shtëpia juaj e re, pavarësisht nga çfarë do lloj qyteti vini”, tha kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje kryesisht të rinjve që t’i kushtohen më shumë arsimimit dhe marrjes së profesioneve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ti përgjigjen kërkesës së tregut të punës dhe të kohës që po kalojmë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej