Dy dele, treqind pare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy dele, treqind pare

16:56 | 25/02/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

“Herën tjetër që do të kaloj pranë një tufe delesh në rrugë, do t’ju mendoj.”

Kjo është shprehja që përdori ambasadori amerikan gjatë një takimi me studentë, profesorë dhe ministra të qeverisë në një qendër të trajnimit profesional. Diplomati i huaj duket e zotëron mirë gjuhën shqipe, pasi e di fort mirë kuptimin e një fjalie të këtij lloji, që ne shqiptarët e “shkathët” zakonisht ua kushtojmë njerëzve të trashë, pak “dede”. Kemi shumë shprehje të tilla, si “popull dele”, “duken si tufë delesh”, dhe, duke e zhvilluar fjalorin, përfundojmë tek “kal karroce”, “nuk vihet gomari para kalit”, e kështu me radhë. Pasuria jonë frazeologjike për t’i dalluar të leshtët vjen nga përvoja jonë blegtorale e bujqësore, gjë që Donald Lu jo vetëm e ka kuptuar më së miri, por edhe bën shaka, çka do të thotë se në nivelin gjuhësor të shqipes i bie të jetë më lart se pjesa dërrmuese e ligjvënësve.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një diplomat i huaj nuk mund të dalë jashtë sinoreve të profesionit të tij, përndryshe do të bënte faje të rënda, ndaj e mira është ta njohë gjuhën e vendit ku shërben, në mënyrë që t’i përdorë ngjyrimet emocionale të saj për të përcjellë mesazhe qoftë dhe tërthorta. Ma merr mendja se Donald Lu, ose, siç kanë nisur ta thërrasin në Tiranë, Don Lu, nuk i është drejtuar askujt tjetër veç të rinjve. Ai i ka kujtuar delet gjindjes rinore pikërisht në ditën kur i famshmi dekriminalizim mori kthesën e pritur drejt regresit. Një njeri i lodhur duke takuar politikanë që e rrejnë, juristë që e rrejnë, gjykatës që e rrejnë, prokurorë që e rrejnë, shoqëri civile që e rren, duhet të jetë emocionalisht i tronditur, sepse i duhet t’i ngjizë synimet dhe objektivat e vendit të tij, e qëllimet e karrierës, në një vend rrenacak, në një ambient të prishur.

Kështu, shpresa e fundit mbeten të rinjtë, ata që deri tash nuk kanë gjë në dorë, por pas pak vitesh do të jenë bijtë të cilët do marrin frenat e këtyre etërve degjenerata. Ndaj i kujtoi delet, ndaj vuri në dukje se lloshët nuk kanë si t’ia dalin.

Ka shumë mundësi që edhe Don Lu ta ketë dëgjuar në ndonjë zijafet këngën e famshme shqiptare, “Dy dele, treqind pare”. Eshtë një këngë tejet e shkurtër, dhe me një tekst pa kurrfarë kuptimi: “Dy dele, dy dele e treqind pare/ qo moj nuse, qo moj nuse me hi në valle/ merre dhandrrin, merre dhandrrin dor’ për dore/ sa lezet, sa lezet të paska hije/ si byreku, si byreku në tepsije”.

A thua t’i dukemi kaq të leshtë?

/tesheshi.com/

Etiketa: Don LuDonald LuDy deleEnkel Demikal karrovelloshnuk vihet gomari para kalitpopull deletë leshtëtreqind pare

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Fundoset varka me emigrantë, 73 persona humbin jetën

Përplasjet për emigrantët, Greqia tërheq ambasadorin nga Austria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com