• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy dele, treqind pare

16:56 | 25/02/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

“Herën tjetër që do të kaloj pranë një tufe delesh në rrugë, do t’ju mendoj.”

Lexo edhe

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

Kjo është shprehja që përdori ambasadori amerikan gjatë një takimi me studentë, profesorë dhe ministra të qeverisë në një qendër të trajnimit profesional. Diplomati i huaj duket e zotëron mirë gjuhën shqipe, pasi e di fort mirë kuptimin e një fjalie të këtij lloji, që ne shqiptarët e “shkathët” zakonisht ua kushtojmë njerëzve të trashë, pak “dede”. Kemi shumë shprehje të tilla, si “popull dele”, “duken si tufë delesh”, dhe, duke e zhvilluar fjalorin, përfundojmë tek “kal karroce”, “nuk vihet gomari para kalit”, e kështu me radhë. Pasuria jonë frazeologjike për t’i dalluar të leshtët vjen nga përvoja jonë blegtorale e bujqësore, gjë që Donald Lu jo vetëm e ka kuptuar më së miri, por edhe bën shaka, çka do të thotë se në nivelin gjuhësor të shqipes i bie të jetë më lart se pjesa dërrmuese e ligjvënësve.

Një diplomat i huaj nuk mund të dalë jashtë sinoreve të profesionit të tij, përndryshe do të bënte faje të rënda, ndaj e mira është ta njohë gjuhën e vendit ku shërben, në mënyrë që t’i përdorë ngjyrimet emocionale të saj për të përcjellë mesazhe qoftë dhe tërthorta. Ma merr mendja se Donald Lu, ose, siç kanë nisur ta thërrasin në Tiranë, Don Lu, nuk i është drejtuar askujt tjetër veç të rinjve. Ai i ka kujtuar delet gjindjes rinore pikërisht në ditën kur i famshmi dekriminalizim mori kthesën e pritur drejt regresit. Një njeri i lodhur duke takuar politikanë që e rrejnë, juristë që e rrejnë, gjykatës që e rrejnë, prokurorë që e rrejnë, shoqëri civile që e rren, duhet të jetë emocionalisht i tronditur, sepse i duhet t’i ngjizë synimet dhe objektivat e vendit të tij, e qëllimet e karrierës, në një vend rrenacak, në një ambient të prishur.

Kështu, shpresa e fundit mbeten të rinjtë, ata që deri tash nuk kanë gjë në dorë, por pas pak vitesh do të jenë bijtë të cilët do marrin frenat e këtyre etërve degjenerata. Ndaj i kujtoi delet, ndaj vuri në dukje se lloshët nuk kanë si t’ia dalin.

Ka shumë mundësi që edhe Don Lu ta ketë dëgjuar në ndonjë zijafet këngën e famshme shqiptare, “Dy dele, treqind pare”. Eshtë një këngë tejet e shkurtër, dhe me një tekst pa kurrfarë kuptimi: “Dy dele, dy dele e treqind pare/ qo moj nuse, qo moj nuse me hi në valle/ merre dhandrrin, merre dhandrrin dor’ për dore/ sa lezet, sa lezet të paska hije/ si byreku, si byreku në tepsije”.

A thua t’i dukemi kaq të leshtë?

/tesheshi.com/

Etiketa: Don LuDonald LuDy deleEnkel Demikal karrovelloshnuk vihet gomari para kalitpopull deletë leshtëtreqind pare

Të Lidhura

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

nga 27
11:33 | 08/08/2022
0

Nga Artan Fuga Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe...

“Idiotët e ujit vrasin”/ Fëmija u godit nga skafi, deputeti shqiptar rrëfen tmerrin

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

nga 27
11:05 | 06/08/2022
0

Nga Irena Beqiraj Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë ! Për një njeri që noton...

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

nga 27
12:40 | 04/08/2022
0

Nga Lutfi Dervishi Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e...

Abuzimet me të miturat, Boçi: Tre ngjarje të rënda u kaluan në heshtje/ Kushi: Turp, kur rastet e dhunës përdoren politikisht

Të shpëtojmë familjen

nga 27
10:27 | 03/08/2022
0

Nga Luçiano Boçi Familja shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të shumëfishtë. Ajo po shpërbëhet, jo më shumë...

Para
Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohen 2 persona në Himarë

Përplasjet për emigrantët, Greqia tërheq ambasadorin nga Austria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasja në Maliq, flet kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ka vdekur i ati

Vrasja në Maliq, flet kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ka vdekur i ati

12:38 | 09/08/2022
Panik në Vlorë, i riu me probleme mendore i shkon në banesë 23-vjeçares dhe tenton të…

Panik në Vlorë, i riu me probleme mendore i shkon në banesë 23-vjeçares dhe tenton të…

12:37 | 09/08/2022
Skandali/ Dalin dokumentet, inceneratori i Tiranës mori kredi në bankë duke lënë peng pronat publike

Skandali/ Dalin dokumentet, inceneratori i Tiranës mori kredi në bankë duke lënë peng pronat publike

12:26 | 09/08/2022
Zhduket 23-vjeçari në Tiranë, nëna kërkon ndihmë në polici

Humbin gjurmët dy persona në Tiranë, reagon policia

12:24 | 09/08/2022
Persona të armatosur grabisin të riun në Tiranë, i marrin biçikletën dhe…

Persona të armatosur grabisin të riun në Tiranë, i marrin biçikletën dhe…

12:13 | 09/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Vrasja në Maliq, flet kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ka vdekur i ati
  • Panik në Vlorë, i riu me probleme mendore i shkon në banesë 23-vjeçares dhe tenton të…
  • Skandali/ Dalin dokumentet, inceneratori i Tiranës mori kredi në bankë duke lënë peng pronat publike
  • Humbin gjurmët dy persona në Tiranë, reagon policia
  • Persona të armatosur grabisin të riun në Tiranë, i marrin biçikletën dhe…
  • Meta: Për inceneratorët, pronat publike janë lënë peng në banka në vend e përtej detit

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasja në Maliq, flet kunati i viktimës: Djali se di akoma që i ka vdekur i ati
  • Panik në Vlorë, i riu me probleme mendore i shkon në banesë 23-vjeçares dhe tenton të…

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com