DW: Partia Demokratike humb zgjedhjet e 25 Prillit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Partia Demokratike humb zgjedhjet e 25 Prillit

09:53 | 28/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas humbjes në zgjedhje parlametare për të tretën herë radhazi, kërkohet dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë ka filluar faza e dytë e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Partia Socialiste (PS) ka fituar zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill. Të mërkurën, (28.04) filloi faza e dytë e procesit të numërimit të votave ajo për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) PS ka fituar 49 përqind të votave, që përkthehet në 74 mandate deputetësh në Parlamentin prej 140 vendesh. Kundërshtarja e saj, Partia Demokratike, (PD) ka fituar 39 përqind, që përkthehet në 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 4 mandate dhe Partia Social-Demokrate, (PSD) 3 mandate. Partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Fitorja e PS, me mbi 50 përqind të 140 vendeve në Parlamentin e ri i jep asaj mandatin e tretë qeverisës rradhazi për të qeverisur e vetme, pa qënë e detyruar të bëjë aleancë me 3 forcat e tjera politike që do të përfaqësohen në Parlament. Përkrahës të Partisë Socialiste festojnë fitoren duke shkelur kufizimet e pandemisë

Read more

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

Në festimin e fitores në sheshin Skëndërbe, në mbrëmjen e të martës, (27.04,) me mijëra mbështetës të PS, që thyen masat kufizuese të pandemisë, kryetari i PS dhe kryeministri Rama, e cilësoi mandatin e tretë qeverisës “mandat të megaprojektit kombëtar”. “Shqipëria e kësaj dekade, të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm dhe agro-turizëm. Me 4 porta nga qielli dhe 4 nga deti që Shqipëria mund t’i hapë në 5-6 vitet e ardhshme,” tha ai duke nënkuptuar aeroportet dhe portet e reja dhe ftoi PD të bashkëpunojë për të realizuar këtë megaprojekct kombëtar.

Kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës

Humbja e zgjedhjeve është e treta herë rradhazi për PD, partinë më të madhe në opozitë. Kryetari i saj, Lulzim Basha pranoi mbrëmë humbjen dhe deklaroi se “do të vazhdojë luftën për demokracinë”. Ai akuzoi socialistët për manipulim të procesit zgjedhor.

Burime zyrtare nga KQZ bëjnë me dije se Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka kërkuar zyrtarisht nga KQZ të vërë në dispozicion të PD, teknologjinë e nxjerrjes së rezultateve në procesin e numërimit të votave dhe ka vënë në dukje “parregullsitë serioze në fazën e numërimit” të konstatuara nga vëzhguesit e PD.

Në PD, mbrëmë,(27.04) dolën zërat e parë që nuk presin t’u vihen në dispozicion këto të dhëna por kërkojnë që tani dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Basha. Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi Bashën mbrëmë, (27.04 si “shembullin e paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson PD pak nga pak” Përmes një postimi në median sociale, Nishani kërkoi që “Basha të marrë përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh dhe ta lërë të lirë PD për t’u ringritur.” Edhe anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, kërkoi gjithashtu dorëheqjen e Bashës. Në një postim në median sociale, ai theksoi që “PD nuk ka kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!”, dhe vuri kandidaturën në garën për kryetarin e ri të PD./DW

Etiketa: dorëheqja e kreut të Partisë DemokratikeLulzim BashaPartia DemokratikeZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

Para
Kurti tregon kur do ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe kur do të vendosë reciprocitetin

Udhëtimi i parë si kryeministër pas 14 shkurtit, Kurti nis takimet në Bruksel

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com