“DW”: Covid-19 po del jashtë kontrollit në Tiranë, ekspertët paralajmërojnë karantinë të pjesshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“DW”: Covid-19 po del jashtë kontrollit në Tiranë, ekspertët paralajmërojnë karantinë të pjesshme

13:30 | 07/11/2020
në Kryesore
0

Rriten me 14 përqind në ditë rastet e reja me Corona në Shqipëri. Autoritetet paralajmërojnë selektimin e pacientëve në strukturat hospitalore në rast të mospërballimit të numrit të tyre.

Të premten (06.05) Tirana është cilësuar nga ekspertët anti-Covid-19 si “zonë e kuqe”. Ky cilësim, që shpreh gjendjen e rrezikut të lartë, ka ardhur nga rritja e rasteve të reja ditore me 14 përqind të premten në krahasim me një ditë më parë. Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore në spitalet anti-covid të kryeqytetit janë tanimë të tejmbushura.

Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë se me këto ritme në Tiranë pandemia është duke dalë jashtë kontrollit. Sipas tyre në kryeqytet ka 175 vatra të infeksionit, shifër kjo e lartë për popullsinë prej afër 900 mijë banorësh të Tiranës me një numër total të infektuarish prej 5135.

Read more

E kemi denoncuar prej kohësh –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Pas Tiranës vijnë me shifra të larta edhe Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra dhe Elbasani. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri infeksioni me virusin Covid-19 po rritet në 33 rajone, që përbëjnë 51% të territorit të gjithë vendit. Vetëm në 24 orët e fundit grafiku i infeksionit u rrit me shifrën rekord të 489 rasteve të reja në ditë dhe numri i viktimave arriti në 549 vetë.

Masat nuk respektohen

Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik rritja shqetësuese e rasteve të reja në 24 orët e fundit është pasojë e lehtësimit të masave në fillim të vjeshtës dhe mosrespektimi të tyre, kur ato u ashpërsuan, kryesisht i mbajtjes së detyruar të maskës. Vendimi i qeverisë Rama për gjobitjen me 20 Euro të ꞔdo individi që nuk respekton këtë vendim nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.

Rinia rezulton të jetë grupmosha më e prekur nga rritja ditore e rasteve të reja me Covid-19. Burime zyrtare nga Qendra e Urgjencës Kombëtare thanë për DW se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë thirrje telefonike të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pas simptomave të prekjes nga virusi, shifër, që është rreth 2,5 herë më e lartë se ajo e dy javëve më parë kur thirrjet telefonike ditore arrinin në 1300.

Në kushtet e grafikut në rritje të infeksionit ekspertët anti-Covid në strukturat publike paralajmërojnë karantina të pjesshme në rajonet më shifra më të larta, në krye të të cilave qëndron Tirana. Kjo masë sugjerohet të merret sa më parë pasi shtimi progresiv i rasteve të reja, që kërkojnë trajtim hospitalor, rrezikon kolapsin e spitaleve publike anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në thirrjen e radhës për zbatim rigoroz të masave mbrojtëse, bëri me dije se shtimi i rasteve të infektuara, që kërkojnë trajtim hospitalor sjell një situatë, ku ekipeve mjekësore do t’iu duhet të vendosin se kujt t’i ofrojnë oksigjen e terapi dhe kujt jo

Opozita: Për Tiranën të ndiqet modeli gjerman

Opozita jashtë parlamentare e kryesuar nga Partia Demokratike,(PD) i konsideron të pamjaftueshme dhe jo efikase masat e deritanishme të qeverisë Rama për të përballuar shtimin e rasteve të infektimeve me Covid-19, të paralajmëruara me ftohjen e motit.

Ajo i sugjeron qeverisë Rama që për Tiranën të ndjekë modelin gjerman të mbylljes së pjesëshme. Ekspertët e saj sugjerojnë gjithashtu alokim të menjëhershëm të një buxherti emergjence prej 30 milionë Eurosh për të blerë medikamentet anti-Covid që mungojnë, sipas pozitës, në spitale.

Ata sugjerojnë që qeveria të marrë masa urgjente për të hequr nga qytetarët barrën financiare të kryerjes së tamponit në struktura private, me një kosto prej 100 eurosh, pasi strukturat publike nuk përballojnë dot fluksin e përditshëm të kërkesave.

Mundësia e kolapsit të tre spitaleve anti Covid-19 në Tiranë prej shtimit të rasteve, që kërkojnë trajtim hospitalor dhe e selektimi të pacientëve për t’u kuruar ose jo është një zile e fortë alarmi në kuadër të së drejtës themelore të jetës. Opozita ka sugjeruar hapjen e spitaleve rajonale anti-Covid që të lehtësohen kapacitetet e 3 spitaleve në Tiranë dhe të mos vijë puna tek selektimi pacientëve për të marrë ose jo oksigjenin dhe kurat e shërimit pas infektimit./DW

Etiketa: COVID-19ekspertëtkarantinë të pjesshmeTirane

Të Lidhura

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

nga 27
23:30 | 14/05/2026
0

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina” i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Para
Naftëtaret e Ballshit në ditën e 10 të grevës: Po na vret heshtja e Ramës, që këtu dalim të vdekura!

Naftëtarja e Ballshit tenton të vrasë veten, shoqet e ndalojnë të presë damarët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com