DW: A do të ngrenë përgjimet qytetarët në Protestë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: A do të ngrenë përgjimet qytetarët në Protestë?

17:31 | 08/06/2019
në Uncategorized
0

Opozita dhe mbështetësit e saj synojnë që kjo protestë të realizojë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij të akuzuar prej saj, se ka fituar mandatin e dytë qeverisës përmes shit-blerjes së votave dhe  lidhjeve me krimin. Në një konferencë për shtyp, të premten në mbrëmje, (7.06 ) Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, (PD) dhe lider i opozitës, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme, për të bërë të mundur atë që ai e quajti, “çrrënjosje të  modelit  kriminal që ka instaluar Rama, pastrim të sistemit politik, largim njëherë e mirë të drejtimit kriminal të qeverisjes në Shqipëri”.

Në të gjitha protestat e deritanishme kombëtare anti-qeveritare të opozitës, Basha ka deklaruar, se secila prej tyre do të sillte rrëzimin e kryeministrit Rama. Por kjo nuk ka ndodhur. Në protestat e deritanishme kombëtare shumica dërrmuese e protestuesve kanë qenë mijëra mbështetës dhe militantë të PD nga gjithë vendi. Qytetarët pa përkatësi partiake kanë qenë më të pakët. Por protesta e sotme zhvillohet në një sfond tjetër: në atë të publikimit nga tabloidi gjerman “Bild” i përgjimeve të bisedave telefonike mes drejtuesve të grupit kriminal të Shijakut, të njohur si “Grupi Abdylaj” dhe zyrtarëve publikë në Durrës, mes tyre edhe  kryetari socialist i bashkisë, Vangjush Dako. Në bisedat e tyre flitet për shit-blerje votash në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste, (PS) para zgjedhjeve parlamentare 2017, që i  dhanë PS dhe Ramës mandatin e dytë qeverisës.

Përgjimet – ende ka prokurorë që i shërbejnë politikës?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike, të publikuara nga Bild, i përkasin dosjes hetimore 339, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë, e hapur në dhjetor 2016. Donika Prela, kryetarja e kësaj Prokurorie, tha në një konferencë për shtyp të premten, (07.05) se po vijon hetimi për lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikanëve socialistë dhe jo vetëm. ”Numri i personave që po hetohen për këtë ?ështje arrin në 74 vetë. Ata po hetohen për bashkëpunim në prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh dhe ndikim të paligjshëm në zgjedhje,” theksoi Kryetarja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Dosja përkatëse mbeti gjatë në sirtar. Hetimet ndaj personave që dolën në bisedat e përgjuara nuk u hapën, edhe pse Kryeprokuror i Shqipërisë, deri në fund të vitit 2017 ishte Adriatik Llalla, që erdhi në krye të organit të akuzës, kur në pushtet ishte PD dhe që tani po hetohet për pastrim parash në përmasa të mëdha dhe abuzim me detyrën.

Rama: Një segment i caktuar në Prokurori ka lidhje me politikën

Publikimi i përmbajtjes së bisedave të përgjuara në stinën e protestave të opozitës është konsideruar si shantazh politik nga kryeministri, Edi Rama. “Një segment i caktuar në Prokurori ka lidhje me politikën dhe ky është shpërdorim i detyrës përmes nxjerrjes së sekretit hetimor. Bisedat e përgjuara janë indicie dhe jo prova” reagoi kryeministri Rama, ditët e fundit, në një kanal televiziv kombëtar. Ai tha se “përballë drejtësisë secili duhet të provojë fajësinë ose pafajsësinë e vet dhe Vangush Dako është i hetueshëm dhe i gatshëm të hetohet. Shqiptarët e kanë shumë të qartë, se këtu ka një dimension që duhet zbardhur nga prokuroria”.

Përmbajtja e bisedave u publikua dhe qytetarët janë tanimë të informuar. Skandali i përgjimeve solli kështu një dobi publike. Nëse ai do të ndikojë që protesta e sotme në Tiranë të jetë testi i pjesëmarrjes masive të qytetarëve për ndarjen e politikës nga krimi dhe drejtësi të pavarur mbetet të shihet.

/DW/

Etiketa: DWkriza politikeopozitepërgjimeprotestë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
114 milionë euro dëm shtetit rumun/ Shpallet në kërkim bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini

114 milionë euro dëm shtetit rumun/ Shpallet në kërkim bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com