Durrës, nipi vret gjyshen se nuk i dha lekët për hashash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrës, nipi vret gjyshen se nuk i dha lekët për hashash

11:56 | 28/09/2018
në Shqiperi
0

Nipi 21-vjeçar Redmon Gruda, është arrestuar si autori i vrasjes me thikë në kokë të gjyshes së tij 81-vjeçare Floresha Shkurti.  Ngjarja ndodhi të enjten, 27 shtator, në qytetin e Durrësit.

Refuzimi për t’i dhënë para që dyshohet se do t’i përdorte për të blerë lëndë narkotike është motivi pas krimit makabër.

I riu e pranoi autorësinë gjatë marrjes në pyetje, pasi u vu përballë provave që eksperet e kriminalistikës kishin siguruar në banesën e familjes ku ndodhi vrasja.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“E godita në gjaknxehtësi e sipër. Me gjyshen kishim debate të vazhdueshme pas vdekjes së babait”, mësohet se tha ai para hetuesve.

Nuk më dha para

Me tej ai ka treguar edhe dinamikën. 21-vjeçari dhe gjyshja e moshuar ndodheshin të vetëm në shtëpi.

Ai i ka kërkuar asaj para. Debati është përshkallëzuar pas refuzimit nga ana e të moshuarës.

“Kemi shkuar gjithmonë keq me gjyshen”, citohet të jetë deklaruar ai.

Në debat e sipër, Redmon Gruda ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar në kokë gjyshen e moshuar.

Zhduku provat dhe mori ambulancën

Më pas ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur. Pas krimit 21-vjeçari ka tentuar të prishë provat në vendngjarje. Ai ka ndërruar rrobat të cilat ka tentuar t’i fshehë dhe më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën se gjyshja kishte vdekur.

Gjatë kësaj kohe ai ka vënë në dijeni edhe nënën e tij për ngjarjen.

Por kur mjekët e urgjencës mbërritën në vendngjarje, ata dalluan plagën në kokën e të moshuarës ndaj edhe njoftuan policinë se ndodheshin para një vrasje.

Arrestimi 

Policia arriti të zbardhë dhe dokumentojë ngjarjen brenda pak orësh dhe sot (28 shtator) u firmos arrestimi i tij.

Policia njoftoi sot arrestimin e 21 vjeçarit për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.  “Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, informoi mëngjesin e sotëm policia.

Redmon Gruda- qe është djali i djalit të viktimës-  së bashku me të ëmën jetonte në një apartament me gjyshen e tij, Floresha Shkurti (mbiemri i vajzërisë). Ndërkohë babai i Redmondit ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

Vrasja

Ngjarja ka ndodhur më 27 shtator 2018, në apartamentin e të moshuarës në katin e katërt të një pallati në lagjen 16 të qytetit, pranë stadiumit “Niko Dovana”. Menjëherë pas krimit policia shoqëroi në komisariat nipin dhe nusen e të moshuarës. Pas disa orëve marrje në pyetje, djali 21 vjeçar është dorëzuar duke pranuar krimin dhe treguar çfarë ka ndodhur dhe përse e kishte kryer.

http://www.oranews.tv/article/nipi-pranon-vrasjen-e-gjyshes-nuk-i-dha-leket-pwr-hashash

Etiketa: DurrësFloresha Shkurtigjyshehashashlekenipredmon gruda

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kjo nuk është vajza e dhunuar nga djali i deputetit

Kjo nuk është vajza e dhunuar nga djali i deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

16:54 | 13/05/2026
Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

16:30 | 13/05/2026
Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –
  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com