Dy prej të arrestuarve babë e bir
Katër persona janë arrestuar dhe 30 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Depërtimi”.
Personat e arrestuar janë Fatmir Buzi, 44 vjeç, Rejdi Buzi 19 vjeç, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç si dhe Berlin Metaj, 18 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Ndërsa ka filluar procedimi në gjendje të lirë për (për shkak të moshës) për 15-vjeçarin S.M. Mësohet se dy prej të arrestuarve janë babë e bir.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg kanabis dhe telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim.