Duka flet pas rizgjedhjes si President i FSHF-së: Faleminderit për besimin! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka flet pas rizgjedhjes si President i FSHF-së: Faleminderit për besimin!

17:11 | 15/03/2022
në Sport
0

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas rizgjedhjes për një mandat tjetër në krye të qeverisë së futbollit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, doli në një konferencë për mediat ku falënderoi të gjithë anëtarët e komunitetit të futbollit për besimin që i dhanë. Presidenti Duka theksoi se nuk duhet humbur kohë me debatet dhe akuzat, por duhet hedhur shikimi përpara në mënyrë që të mos ndalet për asnjë çast puna për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Për Dukën, duhet t’i përqendrojmë të gjitha energjitë pozitive për zhvillimin e futbollit, për forcimin e mëtejshëm të institucionit dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, më të mirë, më të shëndetshme, më sportive dhe më të sigurt.

Më poshtë edhe deklarata e plotë e Presidentit Duka në konferencën për mediat dhe përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve:

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Unë në këtë ditë do doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë besuar dhe mbështetur për të vazhduar drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Do doja të falënderoja të gjithë , një nga një, ata që ishin në sallë, por dhe ata që nuk kanë qenë në sallë, por kanë mbështetur këtë alternativë, këtë projekt apo kanë vlerësuar rezultatet e deritanishme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç e kam thënë dhe në Asamble, padyshim që ka vërejtje dhe do vazhdohet të ketë vërejtje, kritika, sugjerime, të cilat janë normale, janë të domosdoshme, janë konstruktive dhe padyshim, që jo vetëm unë, por i gjithë, Komiteti Ekzekutiv i ri, administrata, do t’i mbajnë shënim për t’u përmirësuar në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, siç e kam deklaruar dhe në Asamble, nuk do të merremi e të harxhojmë kohë, por me sportivitet do të anashkalojmë çdo lloj baltosje, fyerje, ofendimi, sepse është kohë e humbur. Ne duam t’i përqendrojmë të gjitha energjitë tona pozitive për zhvillimin e futbollit, për përforcimin e institucionit dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, më të mirë, më të shëndetshme, më sportive dhe më të sigurt. Unë do të doja dhe njëherë t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen, gjithashtu dhe ju, përfaqësues të medias për përcjelljen e kësaj kohe elektorale, le të themi, e kësaj fushate jo të zakontë, por, e cila, mbase, me gjithë atë furtunë të ngritur, ato sulme të ngritura, e bashkoi akoma më shumë familjen e futbollit, për të dalë në një vendim apo në një votëbesim për katër vitet e ardhshme. Faleminderit edhe një herë të gjithëve!

Pyetje: President, ndiheni më i obliguar këtë mandat, kryesisht karshi zërave kundër dhe atyre që nuk iu përgjigjën kësaj Asambleje, sa i përket drejtimit për 4 vitet e ardhshme?

Armando Duka: Në fakt, futbolli ka qenë i tëri në sallë. Ka munguar shumë pak pjesë e Asamblesë, që ka qenë një pjesë e përzier politikisht dhe jo për motive sportive. Unë do të punoj pa reshtur, bashkë me të gjithë kolegët e mi, që futbolli vërtet të vendosë për futbollin 100% në të ardhmen.

Pyetja: President, fillimisht urime! Jam Enkelejda Zeko nga programi Fair Play. Do të vazhdojë federata të punojë normalisht dhe ju si drejtuesit e rinj, pavarësisht sulmeve që vazhdojnë të jenë edhe në një farë mënyre e kanë shqetësuar komunitetin e futbollit gjatë kësaj periudhe? Do të ketë qetësi në punën tuaj në vazhdim?

Armando Duka: E kam kërkuar në sallë, e kërkoj dhe tani publikisht dhe nëpërmjet mediave, të gjitha energjitë t’i kthejmë në energji pozitive. Mos të humbim kohë për të sulmuar padrejtësisht njëri-tjetrin. Për të kritikuar padyshim duhet të vazhdojmë në çdo ditë apo në çdo vendim apo veprim që duket i padrejtë, por të mos humbim kohë për ofendime apo baltosje destruktive. Të bashkojmë forcat! Ne jemi institucion sportiv dhe me sportivitet do t’i lëmë pas të gjitha ato që janë thënë, për të vazhduar për të mirën e lojës përpara.

Pyetje: Përshëndetje! A janë këto zgjedhjet më të vështira që ju keni fituar gjatë këtyre mandateve ? Sa energji dhe sa mbrapa jemi ne për zhvillimin e evenimentit më të madh sportiv që do të zhvillohet në Shqipëri, finalja e Conference League ?

Armando Duka: Nuk janë më të vështirat, por janë më të pazakontat. Janë zgjedhje që më shumë kanë pasur retorika, siç unë i përmenda dhe nuk dua ta përsëris më, se mbase e ekzagjeroj. Ka pasur sulme nga segmente të politikës, se sa debate, se sa alternativa apo shpalosje programesh për të mirën dhe të ardhmen e futbollit. Padyshim që kjo kohë na ka shpenzuar energji, i ka shpenzuar të gjithëve energji, të cilat duhet t’i shpenzonim jo vetëm për organizimin e kësaj finaleje të madhe në Tiranë, por për organizimin e të gjithë punëve të futbollit. Por gjithsesi, ne jemi mësuar me aksione dhe me aksion do të arrijmë që finalja të jetë e shkëlqyer, përfekte dhe t’i përgjigjet të gjithë niveleve që kërkon organizimi i një eventi të tillë ndërkombëtar dhe që t’i tregojë gjithë botës se ne shqiptarët dimë të organizojmë dhe të mirëpresim miq nga e gjithë Europa.

Pyetje: President, urime për zgjedhjen! Ju keni fituar për herë të gjashtë mandatin si President i FSHF. Vetë ju a mendoni se mund të vazhdoni më tej apo e quani si mandatin e fundit?

Armando Duka: Nuk është vetëm e jotja kjo pyetje. Ka shumë që pyesin, ‘’pse kaq shumë vite, dikush tjetër mund ta bëjë më mirë etj’’. Padyshim që këtu, siç kemi thënë, futbolli duhet të vendosë për futbollin. Njerëzit në futboll investojnë jo vetëm financa, investojnë kohën e tyre. Në fund të fundit besojnë dhe fëmijët e tyre për t’u trajnuar, për t’u stërvitur, për t’u drejtuar dhe organizuar nga ky institucion futbolli.  Kështu që për sa kohë ata i besojnë këtyre projekteve, për sa kohë ata mendojnë që ky është projekti fitues, duhet të vazhdojmë të jemi me fituesit. Unë e thashë dhe në Asamble që koha e gjatë në drejtim të futbollit mund të ketë padyshim hijet apo vërejtjet e veta, por unë do ta konsideroja vlerë për vendimmarrjet e duhura, në kohën e duhur dhe për të mirën e lojës.

Pyetje: Në lidhje me trinomin Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ky projekt si do vazhdojë tutje në mandatin 4 vjeçar?

Armando Duka: Në fakt, ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që përveç zhvillimit të futbollit në vendet respektive Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të bashkojmë dhe ata që duhet të na bashkojnë nëpërmjet lojës, sepse në fund të fundit ne jemi një popull, kemi të njëjtën kulturë. Kemi bërë aktivitete sporadike, ndeshje miqësore, Kupën Pavarësia, në disa edicione, por projekti jonë i madh ishte Kupa Nënë Tereza, e cila ishte në projekt para fillimit të pandemisë. Pandemia e ndërpreu atë, sepse bëri të vështirë edhe organizimin e kampionateve nacionale dhe lokale dhe ky projekt, duke shpresuar dhe uruar që kemi përfunduar tashmë me pandeminë, ky projekt duhet të vazhdojë për të qenë një kupë gjithëpërfshirëse e të gjithë shqiptarëve.

Marrëdhëniet tona mes federatave janë të shkëlqyera. Ju e dini që sot dhe në çdo Asamble ishin dhe Presidenti i Federatës së Kosovës, z.Agim Ademi, të cilin gjej rastin ta falënderoj dhe ta përshëndes. Gjithashtu Presidenti i Federatës së Maqedonisë, z.Muamed Sejdini, gjithashtu e falënderoj. Siç thashë, marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Fatmirësisht dhe punët në federatat respektive janë në rrugën e duhur.

 

Etiketa: Armando DukabesimifalenderimFSHFPresidentrizgjedh

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
U qëllua me armë zjarri nga rusët, humb jetën operatori i Fox News në Ukrainë

U qëllua me armë zjarri nga rusët, humb jetën operatori i Fox News në Ukrainë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com