“Duhet debat publik për ekonominë jo batuta dhe kacafytje”, Idrizi: Shqipëria mbetet vendi më i varfër në Europë (Film)

Lexo edhe

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbrëmjen e djeshme komentoi nga foltorja e Kuvendit projektbuxhetin e vitit 2022. Në fjalën e tij, Idrizi deklaroi se Shqipëria mbetet vendi më i varfër në Europë.

Ai u shpreh se debati duhet të fokusohet tek një model i ri i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe zhvillimi i inovacionit. Idrizi deklaroi se politikat që e shohin shtetin në rol primar kanë provuar se kanë qenë të dështuara duke nxitur sipas tij, autoritarizmin dhe emigracionin masiv.

Gjithashtu Idrizi theksoi se në vend nuk ka konkurrencë dhe se sot që një biznes të zhvillohet mjafton të jetë mik i qeverisë.

Pjesë nga fjala e Idrizit

Ne na duhej një debat jo partizan. Kur të mbarojë gjithë ky diskutim do mbahen mend kacafytjet dhe batutat dhe jo çfarë është mirë dhe çfarë është keq në këtë buxhet. Kam parë gjithmonë që janë 70 e ca deputetë që thonë është buxheti më i mirë dhe 60 e ca që e anatemojnë atë. Ky është një buxhet që reflekton këtë realitet të zymtë ku ne jetojmë.

Ne sot jetojmë në një realitet ekonomik pesimist. Mbetemi një nga vendet më të varfra në Europë. Kemi një buxhet ku 800 mln janë borxh dhe nuk i fusim në llogari shqiptarët që janë në emigracion. Kjo gjë ka ndodhur në 30 vite.  Në qoftë se ne do e ndajmë buxhetin pa filozofi ekonomike, mjafton një student i fakultetit ekonomik. Na duhet të bënim një debat publik për profilin e ekonomisë shqiptare, qoftë edhe duke konkurruar me ata që nuk konkurrojmë dot, me vendet e rajonit.

Kemi synuar rritje ekonomike përmes politikave që e shohin shtetin në rol primar. Për 30 vjet është provuar se ka enë një politikë ekonomike e dështuar nga të gjitha qeveritë. Vendosja e shtetit në rolin e nxitjes së konsumit të kërkesës ka nxitur për 30 vite autoritarizmin dhe një emigracion masiv. Sot që një i ri të punësohet nuk ka nevojë të futet në tregun e dijes por mjafton që të jetë mbështetës i qeverisë. Një biznes nuk konkurron me ide por mjafton të jetë mik i qeverisë.

Duhet të bëjmë një debat se kush janë avantazhet dhe disavantazhet e ekonomisë. Për 30 vite është provuar se politika ekonomike ka qenë e dështuar nga të gjitha qeveritë, asnjëherë nuk është përkthyer në rritje cilësore

Të Lidhura

Para