Një 32- vjeçar është arrestuar sot nga policia në Tiranë. Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale E. Y.
I riu është kapur me armë e drogë me vete nga forcat “Shqiponja”, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.