Vetëm një ditë pas marrjes së postit, ka marrë vendimin e parë në krye të qeverisë së Malit të Zi. Ai ka njoftuar se nga sot mbledhjet e qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Abazoviç thekson se në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe do të forcohet besimi në institucionet e sistemit.
“Duke filluar nga sot, mbledhjet e qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Për të rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“ – ka shkruar Abazoviç.