Drejtësia, kjo grua e këtyre… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtësia, kjo grua e këtyre…

20:46 | 13/05/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Brenda njëzetekatër orësh u dhunuan  të dyja: Një grua në Dibër dhe Drejtësia në Tiranë!

Këta të tjerët që po përpiqen në Kuvend dhe në kanceleritë e Amerikës e të Europës, këta duhet të pushojnë përpjekjet. Me këta nuk mund të kryhet Reforma në Drejtësi, as vetë Drejtësia e thjeshtë. Po të thuash se “mund të kryhet” Reforma në Drejtësi, atëherë këtyre iu ke shtënë ndër këmbë edhe një Grua të tretë. Për këta, edhe Reforma është një grua; dy të tjerat janë Drejtësia dhe Gruaja e dhunuar në Dibër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Atëherë, edhe pak më tej: Në qoftë se Perëndimi dhe aktivistët e Lirisë në vend, do të përpiqen më tej, të njëjtën gjë do të provojnë. Në qoftë se do të provojnë të bëjnë Politikë?! … Atëherë për ta edhe Politika do të jetë një femër dhe këta e dhunojnë. Sepse fjalën “politikë” këta nuk e përkthejnë si “polis”, por si emër femëror.

Akoma më tej: Në qoftë se aktivistët e vendit dhe të Perëndimit do të provonin të bënin edhe përpjekje të tjera, përsëri të njëjtën gjë do të provonin…

Sikur të provonin të bënin Demokraci?! Atëherë edhe Demokracia do të ishte, për këta, një grua që mund të dhunohej në një makinë, ose në një hotel, ose në një rrugë të Tiranës siç është edhe Rruga e Durrësit.

Në Rrugën e  Durrësit, Erion Veliaj, fotokopje e Edi Ramës (njëri kryetar Bashkie dhe tjetri kryetar qeverie), rrëmbyen kadavrat e pushtetit të tyre dhe i sollën si fotokopje njerëzore para selisë së Gjykatës Adminsitrative të Apelit. I sollën për të dominuar një vendim gjyqësor që i jepte të drejtën e ndërtimit njërit nga bisnesmenët e shquar të Tiranës, e drejtë e fituar sipas vendimeve të Qeverisë. Qeveria, brenda natës, kishte vendosur kundër asaj që kishte firmosur dhe prandaj kishte anulluar gjithçka kishte thënë. Si në një makth, gjatë natës, në jerm, në instinkt. Kështu vendos Qeveria…

E dëgjuat si vendosi burri nga Dibra dhe si anulloi çifti nga Dibra, në një rrugë me dredha dhe në një hotel në Tiranë?!

Edhe qeveria, si në një mungesë të madhe seksuale dhe epsh përdhunimi. Njerëzit menduan se “dhunimi” në Dibër ndodhi aq shumë rastësisht ose edhe “rast i veçantë”. Jo, sigurisht. Këtu, sa të jenë këta (më mirë thuaj “ky”) në majë të pushtetit, atëherë nuk mund të thërritet asnjë përpjekje për të bërë punë që shfaqen si grarishte: Drejtësi, Demokraci, Liri, Politikë, Paqe, Punë….

 

Të gjitha janë veç femra për këta.

Atëherë këtu duhet të vijë Frojdi, psikoanalisti i madh i shekullit të kaluar.

“Psikologjia individuale,- shkruante Frojdi- merret me njeriun e veçantë dhe studion se si ai përpiqet të kënaqë impulset e tij instinctive.”

A nuk e shikoni? Ndodhemi nën pushtetin e instinkteve të këtyre. Instinktet e këtyre, sipas Frodit,- ende të pangopur seksualisht, tentojnë të përdhunojnë femrën, në çdo formë qoftë. Në fakt nuk është ajo vajzë e mjerë objekti i tyre kryesor. Objekti i dhunimit të këtyre është “femra” tjetër, ajo që na përket të gjithëve si një Hyjneshë. Femra që po dhunojnë këta është Drejtësia, është Demokracia, është Liria, është Paqja, është Politika… Secila prej këtyre ka një emër Hyjnie, të shënuar o në Demokracinë e Athinës o në Perandorinë e Romës. Por, këta janë instinktivë dhe i dhunojnë Hyjnitë tona…

Para dy ditësh, këta mblodhwn kadavrat e tyre njerëzore në Rrugën e Durrësit dhe rrethuan Gjykatën. Këta kërkuan seks me Gjykatën. Si në mungesat frojdiane, me instinkt.

Amerika dhe Europa, dhe njeriu këtu, kërkojnë Drejtësi e Reformë… E pamundur, në instinkt nuk ka asnjë reformë të njeriut normal. Kemi mbërritur në stadin: Jemi të qeverisur nga njerëz normalw, apo nga deformimi natyror?

Njerëzit që pyesin kësaj here, nuk kanë ndonjë arsye për të pyetur. A nuk e dinin të gjithë se po zgjidhnin njerëz instinktivë?! A nuk e dinin se këta, pikërisht këta që dhunojnë Drejtësinë dhe Demokracinë, kishin probleme me instinktin. Kryetari i Qeverisë aktuale, më parë kishte deklaruar si një monstër fjalë kundër të birit. Më parë kishte manifestuar neveri për njeriun, që e manifeston përditë. Më parë kishte mohuar të atin, dhe tani mohon çdo vlerë. Më parë tregojnë se kishte dhunuar secilën nga katër gratë e tij. Pastaj një nga gratë e martoi me ministrin e tij.

Të gjitha ishin parë e provuar; vallë çfarë kërkojnë këta që pyesin pse ndodhi kështu?!

Veç të huajt mund të kenë të drejtë të pyesin. Sepse ata ishin përtej deteve, kur ndodhi që u formua instinkti i këtyre, këtu mes nesh. Dje, shkruan letra që nga kongresmenë amerikanë, ambasadorë, politikanë, njerëz të Lirisë, e tw tjerw, se si mund të ndodhë që rrethohet Drejtësia për përdhunim… Ata ishin larg, atëherë kur u formua instinkti i këtyre. Sigurisht, edhe më larg se vetë Frojdi. Por, ne ishim këtu; ja, mu këtu.

Ne vetë zgjodhëm.

Tani duhet të zgjedhim përsëri: Të presim derisa të vërshojë instinkti mbi të gjithë ne, apo të reagojmë?! Pyetja është tragjike. Por mund të ndodhë që secili prej nesh të konsiderohet një Grua.

Këta “gruan” e dhunojnë. Domethënë edhe Shtëpinë tonë, edhe Lirinë tonë, edhe të Drejtën tonë…. Ou!, të gjitha paskan përsëri emra  femërorë. Epo këta nuk ndalen, në qoftë se nuk i ndalim…

Etiketa: demokraciDibërdrejtësifotokopjeFrrok ÇupiGjykata Adminsitrative e Apelitinstiktjermpolispolitikëpunë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Mashkulli ka hise me qenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com