• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejt Kongresit të sherrnajës

00:31 | 19/03/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Nëse Edi Rama nuk do të kishte zgjedhur metodat bolshevike për të degjeneruar Ben Blushin, sot ka gjasa që mos të kishim një faktorizim politik të këtij personazhi, i cili jeton mes studiove televizive, joshjes për të qenë letrar, shpotitjes për mikpritësit mediatikë, politikës dhe orëve të plota të gjumit. Nëse nuk do ishin shpallur ato dacibaot që lexoheshin në foltoret e mesores së katit të parë të Partisë Socialiste me Blushin do mbeteshin të shkëmbenin dy fjalë veç Fevziu dhe Nikolla, të cilët kanë ndaj tij një lëmsh ndjenjash që i ngjajnë rebuseve të Kadri Vokopolës.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Por, tash kjo punë ka vajtur tutje tëhu dhe Edi Rama duhet të jetë i lumtur, se edhe kësaj here ia doli të udhëheqë në sherr e shamata. Ai është politikani tipik që nuk e vë dot kokën në nënkresë në darkë, nëse nuk e ka thurrur mirë e bukur konfliktin e së nesërmes. Kështu i ka qeverisur punët e tij në vazhdimësi qysh i ri. Qeveria, kur nuk ka shpik sherr dhe ai e do veç kështu udhën e vet, me gropa e telashe. Në parti nuk do të ketë kurrë paqe nën ulli. Ai zbavitet për vdekje, tek sheh Taulantin në betejën e tij diskretituese ndaj armikut të klasës, kur lexon statuset parimore të Erjon Braçes apo tek shijon urtinë komike të Pandi Majkos. Dërgon sms a merr në telefon dhe lëshon shprehjen e mirënjohur: “O vlla, a e pe sa budalla që është?” dhe qesh, gazmon, sepse kështu është gatuar, sherrak që të vetmin shok që nuk e ka tradhëtuar kurrë, është grindja.

Blushi është pasojë e kësaj hullie, Kongresi shkon në këtë drejtim, madje edhe Pittella me pamjen e tij tuhafe mori këtë udhë. E gjitha kjo ngjan me teatrin e buratinëve, ku aktorët tërheqin fijet e kukullave. Kaq e vërtetë është kjo sa Edi Rama ethshëm po i tërheq e ngatërron fijet, ndaj nuk ka më një linjë në gjithë këtë mish mash që ka sajuar. Blushi thoshte se do ta rrëzojë qeverinë, por vetë garon vetëm për kryetar dhe jo kryeministër. Po ecën me parimin maoist “të sulmojmë shtabin”, por masën e vlerëson bandite, të paditur, të paedukuar duke shfaqur një farë agorafobie që të çon në askund. Nga ana tjetër ka nisur një fushatë anëtarësimesh që ngjan si estradë Ballshi, ku Brunon e ngatërrojnë me Primon, ku e vetmja që shfaq qartësi dhe dinjitet është një shkenctare. Atë me siguri do e shpallin armike, sepse po i vret me qetësi olimpike, kur u thotë se po shkelen rregullat, madje ka guximin ta argumentojë këtë gjë. Mimoza Hafizi është e frikshme, sepse ajo nuk llomotit pyetje retorike si Blushi, por ka këtë vesin e faktimit. I thotë gjërat e saj me të njëjtën thellësi si dikur tek shpjegonte dukuritë astronomike. Është e vetmja që nuk e kanë përzier dot me qyfyret e Rognerit duke shëtitur lugën e çajit në filxhan. Por, zysh Moza, si e quan Rama, ashtu si ndodh rëndom në këtë vend gjendet në vendin e gabuar. Nuk duhet të ishte ajo që mbronte çështjen “Blushi”, por e kundërta.

Gjithsesi, Kongresi do i shkojë pas fijes Edi Ramës, i cili tani që ka garantuar sherrnajën, me siguri po e vret mendjen për dekorin, lulet, ndonjë gjë të veçantë që Blerta Kambo ta fiksojë dhe me siguri dërgon sms: “Ej, o vlla, e sheh sa budalla është ky Pittella, e ka foton si karikaturë të Kosta Rakës”.

Etiketa: agrorafobiaBlerta KambodaciobaoEnkel DemiKadri VokopolaKongresimaoistMimoza Hafizisherraksherrnajë

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Gëzon shpia, se gocën na e pranoi Partia!

Gëzon shpia, se gocën na e pranoi Partia!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –

Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –

21:55 | 30/09/2023
Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

21:51 | 30/09/2023
Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

21:27 | 30/09/2023
Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

21:15 | 30/09/2023
Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

21:07 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –
  • Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –
  • Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –
  • Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –
  • Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –
  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vdes punëtori, i bien qeramikat në kokë –
  • Video erotike e Luanës në internet? Reagon këngëtarja –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com