Dramaturgjia e buldozerëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dramaturgjia e buldozerëve

14:45 | 21/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Rruga e shkurtër, por tepër problematike që zgjodhi Edi Rama për të mbyllur këtë histori kulture në rrugën “Toptani” në Tiranë, nuk është zgjidhja më fatlume që ai po pretendon se e ka gjetur. Kapërcimi mbi shumë gropa të zeza procedurash të dyshimta, me shumë shkelje administrative e juridike, nuk e bën aspak komod Edi Ramën në buldozerimin e tij të mëtejshëm, duke shumëfishuar armiq edhe në mesin e atyre që kishin deri dje ndonjë farë simpatie ndaj tij.

Nga Emin Azemi

Edi Rama më 17 maj shfaqi “premierën” e tij të fundit, pas 82 vitesh ekzestence, në Teatrin Kombëtar, duke i servuar publikut të gjerë një skenografi makabre, me dimensione të shumta keqbërëse.
Dashakeqësia e Edi Ramës kësaj radhe ishte tepër dramatike, siç ishin edhe buldozerët e tij një dramaturgji lemeritëse, teksa u përdorën si mizanskenë e një krimi të paralajmëruar, jo vetëm kulturor.
Publikut të deridjeshëm të Teatrit Kombëtar, i cili sot ndodhet rrugëve të Tiranës për të kërkuar copat e xhaketave të shkoqura nëpër hunjtë e thepisur të demokracisë së përgjakur të Edi Ramës, do t’iu injektohet në kujtesë gjatë kohë mëngjesi i 17 majit, kur në skenë u ngjitën “aktorët” me kasketa fantomësh, të paftuar nga askush, dhe me forcën e ligjit abuziv nxorën me dhunë njerëzit që po mbanin me oksigjen kujtese një objekt që nuk e ka merituar këtë “Kristallnacht ” buldozerësh.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Kronikanët e mëvonshëm, kur do të duan të ilustrojnë lakuriqësinë e kësaj që ndodhi mëngjesin e 17 janarit, sigurisht nuk do të mund t’i ikin fuqisë së efektit që prodhon paralelizmi me vitet 1965-‘66, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës mori vendimin për ndalimin me ligj të besimeve fetare, që u përcoll pastaj me fushatën frontale të prishjes dhe shkatërrimit të objekteve të ndryshme të kultit, pjesa më e madhe e të cilëve kishin vlera të mëdha kulturore, historike e arkitekturore, dhe të shpallur Monumente Kulture që mbroheshin nga shteti.
Parahistoria e Teatrit Kombëtar është mjaft e bujshme. Zanafilla e këtij objekti lidhet me projektin e famshëm Rrethi “Scanderbeg”, i cili sipas shtypit të kohës, ishte ideuar si “ngrehinë e madhe kulturore, artistike dhe argëtimore”.
Kjo godinë ka nisur punimet në janar të 1938-s dhe ka përfunduar në shtator të 1939-s, ndërkohë që pas kapitullimit të Italisë fashiste (1943),kjo ndërtesë u transformua në kinema dhe ndërroi emër në “Kinema Kosova”. Komunistët pas ardhjes në pushtet (1945) sallat e këtij teatri i përdorën për t’i  zhvilluar disa nga proceset e “Gjyqit Special”.

Dimensioni historik i kësaj godine lidhet edhe me zanafillën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe me Filarmoninë shqiptare. Kjo e fundit e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën e TK që nga themelimi, në vitin 1950 deri  në vitin 1953, kur transferua në godinën, ku sot është Universiteti i Arteve.

Tabela me mbishkrimin “KOSOVA” mbeti edhe për pak kohë në vitet e para të pasçlirimit dhe përpos filmave të “aleatëve”, siç dëshmon Aurel Plasari, aty filluan në mënyrë të organizuar shfaqjet e para të atij që në krye u emërtua si “Teatri i Tiranës”, mandej si “Grupi Teatral Profesionist i Shtetit”.
Tani që të gjithë po derdhim lot mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, një pyetje logjike, ndonëse tepër e vonuar, që mund të shtrohet është: A kanë mundur të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër Edi Rama dhe aktorët duke vepruar sipas një thënie të moçme “ujku i ngitë, delet në numër”. Me fjalë të tjera, a ka mundur që të ruhet historiciteti dhe monumentalitei i kësaj godine, në njërën anë, i cili për hir të së vërtetës nuk ka mundur më t’i rezistojë amortizimit dhe kalbjes së mëtutjeshme, dhe në anën tjetër, të ndodhte transferimi i traditës së Teatrit Kombëtar në një tjetër objekt, të ndërtuar me të gjitha parametrat e një teatri modern dhe funksional, siç e kanë metropolet e mëdha e të vogla, përfshi edhe Zagrebin, Lubjanën, Shkupin, Sofjen, Bukureshtin e të mos flasim për Vjenën, Berlinin, Madridin, Romën e kështu me radhë.

Tirana ka patur Teatër Kombëtar, por nuk ka pasur një godinë reprezantive që do të përfshinte arritjet më kulmore të kreativitetit skenik e dramaturgjik, siç e kanë teatrot prestigjize të botës. Ngulja këmbë te tradita, pa e shikuar edhe të zhvillimin e të ardhmes së teatrit, jo si godinë, por si prodhim artistik, mendoj se është një prej lajthitjeve që komuniteti artistik ka qenë dashur të lirohet që moti.
Konceptualisht, godina ekzistuese as për së afërmi nuk i ka shprehur atributet e një teatri me ambicie të mëdha, si skenografike e teknike-teknologjike, ashtu edhe estetike e komunikuese. Nga ajo që kam mundur të vërejë në këtë teatër, është se ai përpos folesë së kujtimeve që ruan në vete, nuk ka ndonjë kapacitet tjetër përthithës me të gjitha dimensionet përcjellëse të funksionalitetit dhe komoditetit të brendshëm.
Pra, gjithsesi kjo godinë do të duhej të ruhet dhe pse jo të mos vazhdonte të luaj funksionin e një Teatri të Dramaturgjisë Shqiptare, madje edhe me riemërtimin “Kosova”, një profilim ky aq i nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të produksionit tonë skenik.
Rruga e shkurtër, por tepër problematike që zgjodhi Edi Rama për të mbyllur këtë histori kulture në rrugën “Toptani” në Tiranë, nuk është zgjidhja më fatlume që ai po pretendon se e ka gjetur. Kapërcimi mbi shumë gropa të zeza procedurash të dyshimta, me shumë shkelje administrative e juridike, nuk e bën aspak komod Edi Ramën në buldozerimin e tij të mëtejshëm, duke shumëfishuar armiq edhe në mesin e atyre që kishin deri dje ndonjë farë simpatie ndaj tij. Insistimi dhe ngutia e tij që me çdo kusht të shkulë themelet e Teatrit Kombëtar, pa pritur që të gjendet rruga më e duhur,  i vije era “revolucion kulturor”, çfarë ai në esencë nuk duket se i takon këtij orientimi ideologjik dhe i jep aksionit të tij një kosto të lartë jo vetëm etike, por edhe politike e shoqërore. Edi Rama po imponon shijen e tij në publik, por këtë po e bën shumë vrazhdë, duke mbytur pleqërinë e traditës në emër të një foshnjeje të palindur ende. Larva e quajtur projekt-ide, mund të duket më futuriste për nga imazhi dhe struktura, por kurrë nuk mund të ofrojë paqë e mirëkuptim me ata që mëngjesin e 17 majit u ngrehën zvarrë dhe u lënduan shpirtërisht.
Meqë po flasim për teatër, ai në fakt është reflektim mimetik i shpirtit të njeriut, kurse Edi Rama po pretendon të bëjë teatër duke e vrarë shpirtin e atyre që do të duhej të luajnë sërish në atë projekt-ide, që ai i thotë teatër.
Nuk e di pse tipave si Edi Rama i bëjnë për ngut disa punë, kur ato mund të bëhen edhe ndryshe?!

Etiketa: Aurel PlasariDramaturgjia e buldozerëveedi ramaEmin AZEMIGrupi Teatral Profesionist i ShtetitKinema Kosovarruga “Toptani”Teatri i TiranësTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Shkrimtari Primo Shllaku: Teatri është “tempull” që përpunon ndërgjegjen njerëzore (film)

Shkrimtari Primo Shllaku: Teatri është “tempull” që përpunon ndërgjegjen njerëzore (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com