Dorëzohet dosja/ Ylli Ndroqi kërkon rishikimin e vendimit të DASH

0
74

Biznesmeni  Ylli Ndroqi ka paraqitur ditën e sotme  kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku kërkon rishikimin e vendimit të renditjes së  tij në listën e të sanksionuarve. Sipas informacioneve, dokumentet janë paraqitur këtë të martë sëbashku me argumentet përkatëse përse kërkon rishikimin e vendimeve.

Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij; Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes; Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore; Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri; Zoti Ndroqi zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi me DASH-in”, shprehet ai në kërkesën e tij.

Kujtojmë se pak javë më parë DASH shpalli non-grata Ylli Ndroqin dhe ish-deputetin e PS Aqif Rakipit . DASH theksoi se ata akuzohen për korrupsion dhe vënë në rrezik ekonominë. Ndërsa bëhet me dije se u janë vendosur sanksione ekonomike.