Mesila Doda ka komentuar dhunën e ushtruar në Kalimash ndaj qytetarëve, si dhe arrogancën qeveritare.
Doda tha në studion e Report TV se kuksianët dogjën simbolin e arrogancës, ndërsa jo pak të moshuar u goditën me shkopinj gome.
“Pamë shkopinjtë e gomës që kërcisnin tek të moshuarit. Ishte protestë e njerëzve që u ka shkuar thika në kockë. Reagimi i kryeministrit më shumë se sa absurd. Këta njerëz dogjën simbolin e arrogancës. Duhej një taksë simbolike për turistë, por jo për banorët e zonës. Duhet një logjikë ekonomike, sepse kjo taksë është e pakuptimtë. Opozitën e ka zgjuar populli i Kukësit, të mos flejë gjumë. Duhet të mbështesë të gjithë popullin e Kukësit, të shkojë atje. Me aq sa e njoh atë zonë, nuk i trembin dot. Rama kot kërcënon. Ky është problem kombëtar, nuk mund të jetë vetëm i Kukësit. Kukësi nuk mund të jetë eksperiment i politikave të mbrapshta.”, tha Doda.