• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doda: Heqja e dekoratave të persekutorëve të martirëve të futet në axhendë

20:56 | 06/09/2016
në Uncategorized
0
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per ndryshim ne ligjin “Per programet sociale te strehimit”. /r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a parliamentary session.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per ndryshim ne ligjin “Per programet sociale te strehimit”. /r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a parliamentary session.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, i bëri thirrje dje Kuvendit që të fusë në kalendarin e punimeve nismën ligjore për heqjen e dekoratave të bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Sipas saj, politika duhet t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje para datës 5 nëntor, ditë e shpallur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku për bekimin e 38 martirëve të fesë katolike në Shqipëri.

“Duhet ta fusni në programin e Kuvendit, pasi në datën 5 nëntor në Vatikan bëhet bekimi i martirëve të fesë, ndërkohë që janë ende të dekoruar persekutorët e këtyre martirëve. Duhet ta fusin urgjentisht në Kuvend dhe po të duan pastaj, le të mos e votojnë, por duhet të përfshihet në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Të pozicionohen se me kë janë, me martirët, apo me persekutorët, sepse nuk mund të lihet pa marrë zgjidhje çështje e heqjes së medaljeve dhe dekoratave të bashkëpunëtorëve të regjimit komunist”, – iu drejtuar Doda, kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Lexo edhe

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Ndërsa në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” ajo sqaroi se “bëhet fjalë për një aksion politik që e kemi filluar sot e thuajse një vit më parë dhe duhet ta çojmë deri në fund, sepse procedurat janë të tilla që nuk mund t’i lënë dot qofshin kryetarë komisionesh apo kryetarë këshillash legjislacioni etj. Nuk mund t’i zvarrisin dot dhe t’i çojnë deri në pafundësi dhe të mos i fusin në seanca plenare”. Ati i Shenjtë, Papa Françesku i ka bërë një dhuratë të veçantë Shqipërisë, duke dekretuar 5 nëntorin si datë të lumturimit të 38 martirëve të fesë, pikërisht 2 muaj pas ceremonisë së shpalljes shenjte të Nënë Terezës, që u mbajt ditën e diel në Vatikan. Ndaj, Vatikani e ka caktuar datën 5 nëntor si ditë të bekimit të 38 martirëve fetarë shqiptarë të vrarë nga ish-regjimi komunist. Por, prej më shumë se 8 muajsh, në parlament janë paraqitur tri nisma ligjore për heqjen e medaljeve dhe dekoratave të bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Deputetja Mesila Doda, bashkë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishin iniciuesit e parë të nismës për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit. Para disa ditësh, Doda pohoi për “GSH” se do të shohim një betejë të ashpër në Kuvend për anulimin e dekoratave që iu dhanë persekutorëve të komunizmit. Ndërkohë projektligji tjetër është ai i mazhorancës dhe që mban firmat e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist, Taulant Balla, si dhe projektrezolutën e paraqitur nga demokratët dhe dorëzuar në Kuvend nga Oerd Bylykbashi. Dy nismat e para paraqesin propozime konkrete për amendime të ligjit, mbi bazën e të cilit jepen medaljet dhe dekoratat në vendin tonë, nisma e tretë është thjesht një rezolutë, e cila kërkon ndryshimin e legjislacionit ekzistues.

Etiketa: 38 martiretaxhenda e kuvenditdekoratatkuvendiligjiMesila Dodapersekudoret

Të Lidhura

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

nga 27
20:46 | 26/03/2023
0

Edhe pse kundërshtari i saj më i fortë në lojë, Olta tha se Luizin e ka shumë përzemër dhe se...

lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

nga 27
20:20 | 26/03/2023
0

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Rrëshen. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur apo vrarë. (vazhdon) The post...

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

nga 27
20:14 | 26/03/2023
0

Anglia ka triumfuar 2-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e dytë të Grupit C në kualifikimet për Euro 2024. Tre Luanët...

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

nga 27
19:54 | 26/03/2023
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e takimit të politikanëve demokratë nga axhenda e tij e...

Para
“Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur”

“Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –

20:46 | 26/03/2023
lajmi fundit

Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

20:20 | 26/03/2023
Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –

20:14 | 26/03/2023
Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –

19:54 | 26/03/2023
Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –

19:46 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen
  • Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës –
  • Metën e takova si ish-president, jo si kryetar partie –
  • Olta është kuçedër, po bëja sikur flija… –
  • Klopp duhet të afrojë me çdo kusht talentin e mesfushës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam afeksion për Luizin, e kam për zemër –
  • Konflikt me armë zjarri në Rrëshen

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com