Edhe këtë qershor nuk u ndez drita jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, megjithatë kreu i qeverisë e ka cilësuar arritje dhe fitore faktin se Shqipëria mori një datë për vitin e ardhshëm.
Mesila Doda thotë që nuk kishte asnjë dyshim që qeveria e cila ka komandantë të drogës ministrat e Brendshëm nuk do mund t’i hapte dot negociatat.
“Domethënë negociatat i hapëm, po ashtu është një muhabet. Ore, kaq idiotë i dini njerëzit? Po si ka mundësi që nuk ju vjen turp, kur nxirrni gënjeshtra të tilla nga goja? Nuk kishte asnjë fije dyshimi që nuk hapnit dot negociatat, se e bëtë vendin det me drogë e për komandantë të drogës kishit ministrat e Brendshëm. Nuk kishte asnjë fije dyshimi që nuk hapnit dot negociatat, se po i bëni shqiptarët të marrin arratinë… Kjo qeveri përfundimisht ka rënë. Është jetike të përzehet fizikisht…”, shkruan Doda.