Dje, 10 mijëshen e fundit të rrogës e shpenzova për një libër…

Duhet të lëçisni

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Nga Kujtim Xhaja

E premte…ora 19:40… mbrëmje e freskët…

Sapo kam dalë nga puna dhe po bëj ca hapa trotuareve të Tiranës…
Është muaji Nëntor dhe atmosfera e festave të fundvitit, sapo ka filluar të ndihet. Dritat e para janë çelur në bulevard, një pëlhurë e ndriçuar është derdhur nëpër qiell e duket sikur të mbulon këmbë e krye.
Është edhe atmosferë panairesh. Panaire librash, vere, fotografish etj…
Një përurim po ndodh para syve të mi…
Një librari e re është hapur në një rrugë shumë të “gjesdisur” të Tiranës…
Bëj të futem, libraria gati bosh…dy çupëlina të sjellshme të presin me një buzëqeshje hollivudiane…
Qetësi…

Aroma kundruese e fletëve të librave më magjeps!…Shkoj drejt hollit të gjatë…me qindra tituj librash, autorësh. Letërsi e huaj, bashkëkohore shqiptare, vepra klasike, libra për fëmijë e shumë kategori të tjera..
Librat dukeshin të mirë, autorë të njohur edhe të panjohur, çmimet pak të kripura për xhepin e shqiptarëve.
Më erdhi çudi se nuk po shihja një të ri në atë librari! Njerëz pa kuriozitet që më parë dilnin, sesa futeshin, ca të huaj tek-tuk…
-Mos vallë të gjithë të rinjtë e kryeqytetit po bëhen gati të shkojnë tek panairi i madh i librit?!- mendova me vete.
-Po ç’ndryshim ka tek e fundit? Libra këtu, libra edhe atje!… Apo mbase atje është më në modë, të gjithë do bëjnë check në facebook, do mjaftohen edhe me një selfie për Instagram edhe ca foto librash në Instastory dhe kaq ishte…

Ndërkohë që po mendoja këto, u përhumba në libra kokë e këmbë. Nuk e di nëse më ndodh vetëm mua kjo…
Hallakatem në tituj librash e autorësh, kam një dëshirë të paepur t’i shoh të gjithë, t’i prek, t’i shfletoj, të lexoj madje edhe ca rreshta, të di kush është përkthyesi..
Më vjen inat me disa njerëz, që iu mjaftojnë disa sekonda dhe libri përfundon në çantën e blerjeve…

Librat e mi të preferuar janë përherë ata të autorëve klasikë dhe ata psikologjikë-spiritualist. Më vjen ndër mend koha kur isha student në universitet. Ndaja të njëjtën bankë me një mike të ngushtë, e cila njësoj si unë kultivonte po të njëjtin pasion për leximin. Të dy ishim të marrosur pas librave.

Në një rrugë afër universitetit, shiste libra një djalë i mirë babaxhan, mes shumë titujsh librash ishte edhe një kolanë me novela, tregime, romane të autorëve të huaj klasikë. Ata kushtonin vetem 1 euro.
Një mëngjes dimri, unë bashkë me shoqen i afrohemi dhe ai na pyet:
-“Cilin libër do blini?”
Shoqja ime çapkëne me një buzëqeshje të çiltër ia kthen:
“Duam t’i blejmë të gjithë!”
Djali çapit sytë e vegjël me habi…
Këtë ndodhi e kujtoj përherë kur gjendem mes librash. Nuk e di në më ndodh vetëm mua edhe shoqes time. Kur bëhem gati të iki nga libraria, këmbët nuk më bëjnë…sytë ua kam vënë disave, kam bërë një listë të gjatë në mendjen time… S’di kë të marrë e kë të lë… Nga një anë një mendje më thotë t’i marr të gjithë, nga ana tjetër një zë më thotë: “nuk kemi lekë”…e unë mbetem përherë i dyzuar…
Duke menduar gjithë këto shoh se kanë kaluar dy orë të mira, ndërkohë në librari kam mbetur vetëm unë me dy vajzat e këndshme… Koha kish kaluar aq shpejt! Libraria edhe për pak mbyllej! Përfundoj me nxitim të marr njërin prej tyre!

Dje, bleva librin e një prej autorëve të mi të preferuar të psikologjisë: Karl Gustaf Jung.
“Aspekte të mashkullores”, titullohej libri. Bëntë fjalë për kuptimin e thellë të mashkulloritetit në të dyja sekset. Marrëdhëniet e dashurisë mes burrit dhe gruas, djalit-nënës, mbi babain, heroin, homoseksualitetin, etj.

E mora dhe me vrap bëra nga vajzat e buzëqeshura… Dal me një shije të mirë nga libraria…
Çudi! Kur bëj një blerje të natyrës veshmbathje nëpër qëndrat tregtare, më pas përherë më zë një gjendje ankthi, shpesh bëhem pishman për atë çka kam blerë…
-Përse e bleva? Mos vallë e bleva shtrenjtë? A më duhet vërtetë? Mos ishte një nevojë e rreme që ma diktoi moda, apo mania për t’u dukur në sytë e të tjerëve?
Edhe pasi e blej, e vesh, e konsumoj dhe përherë ndihem më bosh, më zbrazët!
Dje kur bleva librin me 10 euro-shin e fundit të kartës së kreditit nuk më ndodhi kjo!
E shijova aq shumë atë blerje për faktin e thjeshtë se nuk kisha blerë diçka që do ia nxirrja qejfin me konsumin e parë. Jo! Mezi po prisja të shkoja në shtëpi, kisha kuriozitet ta shfletoja atë libër.
Nuk pata asnjë lloj mëdyshje, vrarje ndërgjegjeje dhe si rrallë ndonjëherë u ndjeva i mbushur, plot!
Kjo është magjia që të fal libri! Ndaj, nëse keni ndërmend të bëni një blerje, kaloni më parë nga libraria! Do më kujtoni!
(ky shkrim vjen si një këshillë në vigjilje të panairit të librit… 😊)

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Ndryshon ligji në Gjermani: Postierët mund të hapin paketat në rast u duken të dyshimta

Gjermania ndryshon ligjin për Shërbimin Postar dhe detyron postierët që t’i dorëzojnë në polici paketat që u duken të dyshimta. Organeve të policisë dhe të...