Disa sugjerime për Presidentin-ambjentalist – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa sugjerime për Presidentin-ambjentalist

15:55 | 14/04/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Bujar Nishani nuk është shquar në karrierën e tij politike për ndonjë ndjeshmëri të spikatur ndaj çeshtjeve të ambjentit. Nuk regjistrohet, gjatë viteve të mandatit ministror apo edhe tani si kryetar shteti, që ai të jetë angazhuar publikisht për probleme të lidhura me mjedisin. Profesioni dhe formimi i tij kanë qenë larg këtyre sensibiliteteve e kjo është e kuptueshme.

Dje, zoti Nishani zbriti me këmbët e tij në “fushë-betejën më të madhe politike” të vendit (a ka gjë më qesharake?), në javët e fundit – tek projekti i lodrave të Bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit. E bëri këtë megjithëse e di fort mirë se ky sherr ka pak të bëjë me kompetencat, rolin, imazhin dhe funksionin e kryetarit të shtetit. Presidenti e justifikoi këtë vakuum logjik, me një motiv kryesor: ai tha se preokupohet për menaxhimin e hapësirave publike dhe për mjedisin.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Hyrja e kreut të shtetit në një materie kaq delikate, sa ajo e një parku fëmijësh që është politizuar thellësisht dhe ku ka pasur protesta, përplasje me policinë, sherr parlamentar dhe akuza të rënda nga të gjitha palët, do të duhej të ishte një gjest i mirëmenduar dhe tejet i kujdesshëm. Megjithatë Bujar Nishani na ka mësuar se të jesh President, s’do të thotë doemos të jesh i baraslarguar nga palët dhe as i kujdesshëm për sinoret institucionale të postit të lartë që mban. Ai ka përqeshur në heshtje dhe me vepra, preokupimin e atyre që kanë parë tek Presidenti aktual një partizan politik të njërës palë, duke mos u munduar asnjëherë që ta kamuflojë qoftë edhe formalisht rreshtimin e tij në favor të ish-partisë që e zgjodhi.

Meqë Bujar Nishani u lodh që të ngjitet deri tek kodra e Shën Prokopit në emër të ruajtjes së ambjentit, ka vend që t’i kujtohet atij se është i vonuar, selektiv dhe i pabesueshëm në mbrojtjen e kauzës në fjalë. Nëse do të kthente kokën djathtas, vetëm 100 metra poshtë vendit ku shkoi për të protestuar, Presidenti do të shihte një hapësirë të madhe, të mbushur pjesërisht me vinça që presin të nisin punën. Është fusha poshtë digës së liqenit, të cilën planin rregullues i vitit 2012 e ktheu në hapësirë ndërtimi. Më tej, nëse do të shkonte në anën tjetër të Parkut, përballë Fakultetit Ekonomik, do të shihte sesi dy qeveritë e fundit, ajo Berisha dhe kjo aktualja, dhanë një leje ndërtimi pallati, e cila do ta betonojë dhjetëfish më keq atë copë Parku (sot e nxjerrë me hile nga njolla e Parkut), sesa parku i fëmijëve, për të cilin u trazua nga punët serioze me të cilat i duhet të merret.

Por ka shumë më tepër se kaq. Bujar Nishani ka qene anëtar i një qeverie, e cila ka dhënë në koncesion hidrocentralesh të gjithë Valbonën, e cila sot po mobilizon protestues deri edhe në Amerikë. Asnjë fjalë s’e tha atëhere Presidenti aktual, ashtu siç nuk foli as kur Mali i Krujës u kthye në fabrika çimentoje apo gropa gëlqereje që digjnin dhe djegin goma të përdorura makinash, duke helmuar mushkëritë e gjithë banorëve të zonës.

Presidenti mund të kishte thënë një fjalë edhe për faktin që parku i vetëm i lodrave në Tiranë, tek Rruga e Elbasanit, do të futet nën hijen e një tjetër kulle të lartë që do të ndërtohet ngjitur me të, edhe kjo falë planit rregullues në fuqi.

Lista e gjatë e krizave mjedisore në Shqipëri është e pafund. Ajo përfshin tragjikisht masivet pyjore, shkatërrimin e shtretërve të lumenjve dhe helmimin e ujit, tokës dhe ajrit shqiptar. Kurrë s’e kemi dëgjuar Presidentin aktual të thotë diçka për këto tema vërtetë të nxehta dhe jetike për standartin tonë të jeteës. Shqipëria e batërdisur e 25 vjetëve të fundit ka pafundësisht plagë të hapura në trupin e saj. Për pasojë, edhe ngjitja me vrap majë kodrës së Liqenit është ku e ku më e pabesueshme, kur bëhet për të ndezur fitilin e rradhës, në sherrin disavjeçar me qeverinë.

/javanews.al/

Etiketa: Bujar NishaniFakulteti Ekonomikhidrocentralekodra e Shën ProkopitMali i KrujësRruga e Elbasanitvakuum logjikValbona

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Investitorët e huaj: Duam mjedis ku zotëron ligji

Investitorët e huaj: Duam mjedis ku zotëron ligji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com