Diego violinisti, historia e djalit brazilian që përloti botën

0
1362

Violinisti i vogël, Diego u bë simbol i shpresës për luftën kundër leukemisë dhe i indinjatës ndaj krimit*

Djali që qan në foto është Diego Frazão Torquato, i njohur ndryshe si “Diego Violinisti”.
Ai ka luajtur në violinë në orkestrën e harqeve “Afroreggae” , e cila është një organizatë braziljane jo-fitimprurëse që u jep shpresë fëmijëve që jetojnë në varfëri dhe mes krimit.diego-violinisti

Rasti prekës që shohim në foto është gjatë varrimit të koordinatorit të organizatës ku ai bënte pjesë, Evandro João Silva, i cili u vra në qendër të Rios në vitin 2009.

Diego Violinisti lindi në vitin 1997 në lagjet e varfëra të Parda de Lucas (Brazil), dhe ëndërronte që violina ta merrte atë për të parë botën.

Diego ka vuajtur nga sëmundja e meningitit në moshën 4 vjeçare, më pas shëndeti i tij u rëndua nga pneumonia. Gjithashtu ai ka luftuar dhe me kujtesën, por kjo nuk e ka ndaluar të ishte një violinist i zoti.
Pak muaj pasi Diego u bë i famshëm nga kjo foto, humbi jetën nga leukemia.

Violinisti i vogël, Diego u bë simbol i shpresës për luftën kundër leukemisë dhe i indinjatës ndaj krimit. Në funeralin e tij, koordinatori i ri i organizatës “Afroreggae” tha: “Mendoj se trashgimia që ka lënë Diego është shpresa dhe gatishmëria për të ndryshuar dhe transformuar botën”.

Miqt e Diego Violinistit organizuan një homazh nën ritmin e violinës në nder të dashurisë tij për muzikën.

Ky shkrim është botuar si sot një vit më parë

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.