Violinisti i vogël, Diego u bë simbol i shpresës për luftën kundër leukemisë dhe i indinjatës ndaj krimit*
Djali që qan në foto është Diego Frazão Torquato, i njohur ndryshe si “Diego Violinisti”.
Ai ka luajtur në violinë në orkestrën e harqeve “Afroreggae” , e cila është një organizatë braziljane jo-fitimprurëse që u jep shpresë fëmijëve që jetojnë në varfëri dhe mes krimit.
Rasti prekës që shohim në foto është gjatë varrimit të koordinatorit të organizatës ku ai bënte pjesë, Evandro João Silva, i cili u vra në qendër të Rios në vitin 2009.
Diego Violinisti lindi në vitin 1997 në lagjet e varfëra të Parda de Lucas (Brazil), dhe ëndërronte që violina ta merrte atë për të parë botën.
Diego ka vuajtur nga sëmundja e meningitit në moshën 4 vjeçare, më pas shëndeti i tij u rëndua nga pneumonia. Gjithashtu ai ka luftuar dhe me kujtesën, por kjo nuk e ka ndaluar të ishte një violinist i zoti.
Pak muaj pasi Diego u bë i famshëm nga kjo foto, humbi jetën nga leukemia.
Violinisti i vogël, Diego u bë simbol i shpresës për luftën kundër leukemisë dhe i indinjatës ndaj krimit. Në funeralin e tij, koordinatori i ri i organizatës “Afroreggae” tha: “Mendoj se trashgimia që ka lënë Diego është shpresa dhe gatishmëria për të ndryshuar dhe transformuar botën”.
Miqt e Diego Violinistit organizuan një homazh nën ritmin e violinës në nder të dashurisë tij për muzikën.
* Ky shkrim është botuar si sot një vit më parë…