Dibër/ “Uji i Ftohtë” që shëron paralizën (foto+video) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibër/ “Uji i Ftohtë” që shëron paralizën (foto+video)

17:02 | 05/09/2016
në Shqiperi
0

Nga Ejona Zenelhasani

Në afërsi te fshatit Sllovë në Dibër ndodhet fshati Vleshë, në të cilin përpos gjithë bukurive natyrore ndodhet dhe burimi kurativ i “Ujit të Ftohtë”.

“Uji i ftohtë” është burim, nga i cili rrjedh uji i ftohtë akull dhe i pasur me disa lloj kripërash minerale. Prurjet ndryshojnë nga 70-80 litra për sekondë gjatë verës, ndërsa në dimër shkojnë deri në 100 litra për sekondë. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë burim janë vetitë e mëdha kurative, sidomos për personat që vuajnë nga reumatizmi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

14215413_239155409813686_871834621_oUji i këtij burimi përdoret gjithashtu për vaditjen e të mbjellave të fshatit Vleshë dhe Sllovë, të njohura për kultivimin e fruta perimeve, veçanërisht mollëve vendase.

Kryesisht, gjatë sezonit të verës dhjetëra turistë në ditë, të  grupmoshave të ndryshme vizitojnë këtë vend për të gjetur shërim. Pleq, të rritur e fëmijë, nga mbarë Shqipëria, por jo vetëm, persona me probleme të shëndetit, si dhe vizitorë që duan të shijojnë paqen dhe qetësinë që rrjedhja e ujit në burim të fal, vijnë të kalojnë pushime në këtë zonë.

Nga vizitorët e atjeshëm mësuam se disa prej tyre e kanë të nevojshme të qëndrojnë me javë për të bërë kurimin e nevojshëm, por mungesa e hoteleve i detyron të lëvizin ose të qëndrojnë përkohësisht diku afër.

E vetmja gjë që të ofrohet është një shitore e vogël e improvizuar, ku mund të blesh pije freskuese, të cilat ftohen në burim.  Ish kryetari i komunës së zonës, Fatos Mandri tha për 27.al se banorët e zonës nuk dëshirojnë që të investohet, pasi uji është për të gjithë dhe nuk duhet privatizuar. Sipas Mandrit banorët këtë e shpjegojnë me legjendën se njerëzit që investojnë ka përt’i zënë mallkimi i “Ujit te Ftohtë.

Përpos mungesës së hoteleve dhe dyqaneve ajo çfarë të vështirëson më shumë udhëtimin është infrastruktura shumë e rënduar. 14194201_239155419813685_1956490373_nRruga automibilistike nuk është për të gjithë llojet e makinave, pasi është plot gropa dhe rrjedha uji. Kështu shumica detyrohen të parkojnë afër rrugës kryesore tek mulliri i vjetër i fshatit e rrugën deri sipër e bëjnë në  këmbë. Ngjitja nuk është e lehtë, ndaj dhe nuk rekomandohet të merren gjëra të rënda me vete ndërsa parkimi kushton 100 lekë pa kupon tatimor dhe askujt nuk i kërkohet llogari për këtë.

Gjatë rrugës në këmbë të kënaq sytë pamja shumë e bukur e një ujëvare të vogël e cila është vazhdimi i rrjedhës së burimit të ujit të ftohtë. Ngjitja të ofron gjithashtu një pamje panaromike të fshatrave përreth nga lartësia e madhe mbi nivelin e detit.

ejona

Vizitorët vijnë kryesisht nga Peshkopia, Kukësi, Shkodra, Kosova, por nuk mungojnë vizitorë nga jugu i vendit, të cilët pasi kanë dëgjuar e vizituar një herë nuk kanë rreshtur më së ardhuri.

Gjatë vizitës sonë, te burimi hasëm një grua me probleme të paralizës. Gjatë ushtrimeve fizike dhe qëndrimit në ujë ajo filloi të ndjejë ftohtësinë e ujit në gishtat e këmbëve. Sigurisht që nuk është rasti i parë i të tilla mrekullive kuruese të “Ujit të Ftohtë”, pasi çdo vizitor ka një histori për të treguar se si i është përmirësuar shëndeti.

14233604_239155466480347_441364975_o

14202825_239155496480344_698454051_o (1)

 

Etiketa: DibërFatos MandriKosovaKukesiparalizaPeshkopiaShkodraSllovëuji i ftohteVleshë

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Xhaka: Më ka ardhur në majë të hundës me Kosovën

Xhaka: Më ka ardhur në majë të hundës me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com