Këtë të enjte pritet që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve. Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.
Këtë e kanë konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian. Nga zyra e kryeministrit Hoti u shprehën se bashkë me Hysenin do të marrin rrugë në Bruksel dhe ekspertë e ekonomisë.
“Takimi i radhës në Bruksel(10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ka thënë Antigona Baxhaku.
E këtë takim e konfirmuan për edhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por pa e zbërthyer agjendën e takimit.