Mbrëmjen e sotme në Bruksel pritet të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ndërmjetëse e këtij takimi, fillimisht do të takohet me delegacionin e Serbisë e më pas me atë të Kosovës.
Pas këtyre takimeve të ndara është planifikuar një darkë pune me përfaqësuesit e dy delegacioneve të Brukselit.
Bëhet me dije se bisedimet do të fillojnë në orën 19:00, kurse darka në orën 20:00.
Në këtë takim do të diskutohet vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritashme.