Dialog europian për Çështjen Çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialog europian për Çështjen Çame

11:20 | 02/11/2016
në Opinion
0

Nga Shpëtim Idrizi*

Në mënyrë të vazhdueshme, politika zyrtare greke, por dhe media e ndikuar apo kontrolluar prej saj, valëvit kërcënimin e PDIU-së, si parti e trashëgimtarëve të nazizmit dhe të tjera marrëzi. Aq më shumë, kur PDIU e forcon identitetin e vet, ndikimin politik, atë elektoral, marrëzi të tilla amplifikohen, madje dhe me ndihmën e mediave të këtushme.

E vërteta e madhe është se PDIU është një parti europianiste. Këtë e provon programi i saj, aksioni i saj politik, betejat dhe kauzat e saj. Është e dobët dhe iluzore çdo përpjekje për ta barazuar PDIU-në me Agimin e Artë apo parti të tjera antieuropiane. PDIU është një parti e Çështjes Kombëtare shqiptare, ku Çështja Çame si çështje ende e pazgjidhur mbetet kauzë kryesore e saj. Si parti europianiste, ne jemi për zgjidhje europiane. Ne jemi pro integrimit europian, pse brenda institucioneve europiane, ka drejtësi europiane, ka barazi mes shtetesh. Ne e shohim dialogun dypalësh si njërën nga rrugët e zgjidhjes së kësaj çështje, por nëse kjo rrugë nuk funksionon, ne jemi qartazi për ndërkombëtarizimin e saj në institucionet e drejtësisë europiane, brenda NATO-s, e kështu me radhë. Aq më shumë ne jemi për dialog, kur dialogun si mekanizëm për zgjidhjen e problemeve dypalëshe e kërkon Komisioni Europian, struktura ekzekutive e Bashkimit Europian. Ne e shohim dialogun pa kufizime, në frymën e barazisë si rrugën për të zgjidhur Çështja Çame, të ndërlidhur fort me Ligjin e Luftës, të cilin Greqia e mban ende në fuqi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Besimi ynë tek dialogu është më i fortë, pse ne kemi parë sesi me dialog dinjitoz Greqia ka pranuar që më herët një pjesë të kërkesave tona. Në vitet 1991-1995, Greqia në bisedimet e komisioneve mikste ka pranuar, qoftë ndërtimin e varrezave për partizanët çamë të vrarë, qoftë dhe shikimin e zgjidhjes në bllok të problemeve pronësore të komunitetit shqiptar në Greqi, në veçanti të komunitetit çam. Pra, Greqia e ka njohur ekzistencën e problemit çam.

Çfarë ka ndodhur sot? Pse qeveria e kryeministrit Cipras, me mbështetje të fortë pikërisht tek e majta e luftës antifashiste, ku kanë kontribuar dhe bashkëkombasit tanë, përsërit se Çështja Çame nuk ekziston? Pse Greqia na kërcënon me fuqi ushtarake, ekonomike, me praninë e saj në institucionet ndërkombëtare, një kërcënim që do duhej marrë seriozisht duke patur parasysh ekzistencën e Ligjit të Luftës? Pse Greqia herë pas here në një përpjekje për të asnjanësuar betejat tona, riaktualizon problemin e paqenë të Himarës, për të cilin e mori përgjigjen nga kryeministri Rama? Himara nuk ka qenë kurrë e njohur si zonë e minoritetit etnik grek si ka qenë Dropulli, Finiqi dhe Greqia e ka pranuar këtë në 1935. Sot, Shqipëria në mënyrë krejt bujare ka lejuar krijimin e dy bashkive minoritare, megjithëse ato nuk kanë ekzistuar si të tilla më parë.

Transferimi i problemit, përpjekja për barazimin e dy situatave të pakrahasueshme është reminishencë e mentalitetit të fuqisë së madhe që Greqia synon të ushtrojë ende mbi Shqipërinë, megjithëse e ka humbur paternalitetin mbi të. Shqipëria ka zgjedhur dinjitetin, reciprocitetin dhe dialogun përballë vasalitetit. Greqia duhet ta kuptojë se nuk mund ta ndihmojnë në betejën kundër kohës, në betejën e saj të humbur për t’i shpëtuar gjyqit të historisë as idiotët e dobishëm dhe as provokimet megallomane që bën çdo ditë nëpërmjet tyre, apo drejtpërdrejtë. Idiotët e dobishëm të Greqisë në Shqipëri, si shtetas tanët, nuk mund të qarkullojnë banalisht ide mbi komunitetin çam, të cilat janë të tejkaluara nga historianë realistë grekë. Dikush prej tyre, dje në “Opinion”, madje thoshte se çamët dhe italianët, i përzunë grekët nga territori i Prefekturës së Thesprotisë. Kjo është një gënjeshtër e madhe, si e pohon dhe vetë ambasadori amerikan i kohës në Greqi, Mac Weagh. Sipas tij, sulmi italian mbi Greqinë,dështoi pikërisht prej mungesës së bashkëpunimit të faktorit shqiptar, përkatësisht komunitetit çam.

Greqia e Ciprasit, trashëgimtare e luftës antifashiste, bën mirë të çlirohet nga fantazmat e së kaluarës. Mjerisht, me këto fantazma janë të mbushur plot dollapet e historisë së saj, fantazma të krimeve që i kanë kryer pikërisht Zerva dhe të tjerë, kundërshtarë të Manolos Glezos, apo baballarëve të drejtuesve kryesorë të qeverisë së tij. Është koha për pajtim të plotë mes dy kombeve tona, por mbi shenjën e dialogut të barabartë dypalësh, apo nën egidën e institucioneve europiane.

* Shkruar për /opinion.al/

Etiketa: Çeshtja çamedialog europianIdiotë të dobishëmligji i luftesManolos GlezosOpinionShpetim Idrizi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pedonalet e Rilindjes Urbane dhe bashkëjetesa komunitare

Pedonalet e Rilindjes Urbane dhe bashkëjetesa komunitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com