Komisioni i Disiplinës në FSHF mori dje vendimet për të gjithë ngjarjet në javën e fundit të kategorive të futbollit në vendin tonë. I gjithë opinioni ishte sy e veshë për vendimin e marrë ndaj ngjarjeve në ndeshjen Përmeti-Këlcyra ku gjyqtari u dhunua nga futbollistët e skuadrës mike.
Në postimin e bërë nga federata në pikën 18 thuhej: Lidhur me çështjen e ndeshjes midis KF “Përmeti” dhe KF “Këlcyra”, sipas kërkesës së KF“Këlcyra”, Komisioni i Disiplinës vendosi të shtyjë seancën për datë 14.12.2017, ora 09.30, për të dëgjuar pretendimet e palëve.
Në njftimjin e ri të bërë pak çaste më parë ky vendim është shtyre për ditën e nesërme. “Trupa e Komisonit të Disiplinës ka vendosur të shtyjë për ditën e premte vendimmarrjen disiplinore për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të javës së kaluar, Përmeti-Këlcyra. Komisioni po vazhdon vëzhgimin dhe vlerësimin e pamjeve filmike të reja, por edhe informacioneve të mbledhura nga inspektorët për këtë incident. Vendimi do të bëhet publik ditën e premte në faqen zyrtare të FSHF.”