Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dhuna e policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit/ Klevis Balliu dorëzon në Prokurori provat

Nga Ejona 0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dorëzoi sot në Prokurori disa prova për dhunën e policisë dhe aktet e paligjshme ndaj banorëve të Bregut të Lumit.

Balliu u shpreh se kryeministri i vendit i ka shpallur luftë, qytetarëve dhe protestuesve, jo bandave të krimit dhe të korruptuarve.

Në një deklaratë para mediave Balliu tha se e vetmja zgjidhje ndaj kësaj qeverie është revolta kombëtare.

“Ka 4 muaj sot, që Edi Rama me Polici i ka shpallur luftë, qytetarëve dhe protestuesve, jo bandave të krimit dhe të korruptuarve. Jetojmë në kohë të vështira, krizë politike, ekonomike, dhunë policore. Sot vazhdon të jetë në punë shefi i komisariatit nr.4 që u pa me zë dhe figurë, tek dhunoi vajzën 20 vjeçare Manjola Mandri, që ne e denoncuam me video. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç revoltës kombëtare…të mos harrojmë edhe dhunëm mbi Sahit Dollapin, që u dhunua nga plot 7 policë.” – tha Balliu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej