Deutsche Welle: Komisioni i Venecias “Meta tejkalim kompetencash, jo shkarkim” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deutsche Welle: Komisioni i Venecias “Meta tejkalim kompetencash, jo shkarkim”

13:38 | 28/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Tani fati politik i Metës është në dorë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot Deutsche Welle.

Komisioni i Venecias publikoi të premten në mbrëmje (27.09.2019) opinionin e tij për karakterin kushtetues ose jo të dekreteve të Presidentit Meta lidhur me anulimin e 30 qershorit të kaluar, si datë e  Lokaleve 2019. Në draft raportin e këtij Komisioni dekretet e Metës cilësohen si “tejkalim i kompetencave kushtetuese, që nuk përbën akt për shkarkimin e Presidentit dhe vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata Kushtetuese”.

Komisioni i Venecias shprehet në draft raportin e sipërpërmenduar  se “në kushtet e mungesës së një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë, e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme, duke patur gjithashtu edhe një bazë specifike ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.”

A ishte Shqipëria në situatë për masa të jashtëzakonshme?

Presidenti Meta anuloi 30 qershorin si datë e Lokaleve 2019 më 8 qershor, ditën e protestës së tetë kombëtare antiqeveritare të opozitës. Opozita kishte bojkotuar Parlamentin, kishte hequr dorë nga mandatatet parlamentare dhe ndodhej në protestë prej 4 muajsh për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për vjedhje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Ajo kishte deklaruar që nuk merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje do të pengonte zhvillimin e tyre me mosbindje civile.

Sipas opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, “shpallja e situatës së jashtëzakonshme bëhet në bazë rregullash të përcaktuara në Kushtetutë dhe me konsensus politik, i cili do të bënte të mundur krijimin e një baze ligjore ad hoc, “rregulla që nuk u ndoqën në rastin e anulimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta.

Autoriteti i Presidentit nuk qëndron mbi politikën

Kushtetuta i njeh Presidentit të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve. Për Presidentin Meta kjo e drejtë përmban edhe atë të anulimit të saj. Komisioni i Venecias e shikon ndryshe. Sipas tij “e drejta e përcaktimit të datës së zgjedhjeve është pasojë e pozitës neutrale që Kushtetuta shqiptare i atribuon Presidentit të Republikës, që përfaqëson unitetin e njerëzve. Por këto cilësime nuk do të thonë që autoriteti i Presidentit është mbi politikën. Presidenti jo vetëm që duhet të sillet në mënyrë të paanshme, por gjithashtu duhet të shihet që sillet në këtë mënyrë”.

Presidenti Meta e ka argumentuar anulimin e datës 30 qershor si datë zgjedhjesh si një veprim për të siguruar të drejtën e elektoratit opozitar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe njëherazi për të patur zgjedhje pluraliste, në kushtet e mungesës në to të forcave kryesore të opozitës, Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen, se “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje. Bojkoti në vetvete, nuk çon në një krizë kushtetuese apo paqëndrueshmëri të rendit publik. Mungesa e dy partive kryesore të opozitës, Partisë Demokratike,(PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) mund të ndikonte në të drejtën e votës. Por nuk ishte shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garonin në zgjedhje, por vetë partitë vendosën të bojkotojnë zgjedhjet”, theksohet në draft-raportin e Komisionit të Venecias.

Shkarkimi nuk përligjet

Komisioni i Venecias shprehet qartë që “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anuluar zgjedhjet lokale dhe më pas duke i shtyrë ato pa asnjë bazë të veçantë ligjore. ”Ekspertët e tij shprehen, se “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë, nëse ato do të përbënin “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidentit”.

Sipas tyre “një sërë faktorësh tregojnë, që  nuk vërtetohet një shkelje serioze”. Faktorët e përmendur prej ekspertëve janë: thirrjet e Metës për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte për të çuar palët drejt kompromisit, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, statusi i mangët kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me ato parlamentare. Si përfundim opinioni i Komisionit të Venecia shprehet që “veprimet e Presidentit nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar shkarkimin e tij”. Por ata theksojnë që do të jetë vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese që do të përcaktojë shkarkimin apo jo të Presidentit Meta.

Reagimi nga presidenca: Zero shkelje kushtetuese

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, kundërshton opinionin e Komisionit të Venecias në draftraportin e sapopublikuar. Në një reagim në median sociale ai e quan “trakt të porositur” draft raportin e Komisionit të Venecias. “Zero shkelje të kushtetutës! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik: Ai ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun” shkruan zëdhënësi Tedi Blushi. Ai i bën thirrje forcave politike “të dëgjojnë Bundestagun, të ulen urgjent dhe të zgjidhin krizën e rëndë politike para se t’i shtojnë kushte të tjera Shqipërisë”.

Komisioni i Venecias u ftua nga Parlamenti i Shqipërisë për të dhënë opinionin e tij pasi Komisioni Hetimor, i inicuar nga maxhoranca socialiste për të hetuar karakterin kushtetues apo jo të 2 dekreteve të Metës lidhur me datën e Lokaleve 2019, përfundoi hetimet e tij. Tani pritet vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, që pritet të ngrihet së shpejti. Funksionimi i saj është një nga 9 kushtet që Bundestagu gjerman i ka vënë Shqipërisë për ”PO” e tij lidhur me hapjen e negociatave të pranimit në BE. /DW/

Etiketa: deutsche welleGjykata KushtetuesaIlir MetaKomisioni i VeneciasPresidenti i Shqiperise

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Rama i jep Patozit zyra, nuk mungon as palestra

Rama i jep Patozit zyra, nuk mungon as palestra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com