“Detyrë patriotike rrëzimi i Ramës”, Basha nga Kukësi: As pushtuesi nuk do na kishte bërë më keq këto 8 vite

Duhet të lëçisni

A ka qenë drejtoreshë në ministrinë që drejtohej nga Fatmir Mediu? Reagon për herë të parë Eli Fara

Reagimi i plotë i Eli Farës: Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges!...

Skuadra italiane pushtohet nga Covid-19, gjashtë pozitivë brenda grupit

Problemet nga Covid-19 janë përsëri të pranishme tek Empolit. Klubi toskan, përmes një deklarate zyrtare, njoftoi pozitivitetin ndaj Covid-19 të gjashtë pjesëtarëve, që i...

Policia aksion në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se po transportonin emigrantë të huaj nga Tirana drejt Kukësit me qëllim kalimin e...

Zyrtarët e shëndetësisë tanimë janë të bindur: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh!

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme demokratët e Hasit dhe Kukësit, vetëm pak ditë nga zgjedhjet brenda PD-së, të cilat do mbahen në 13 qershor.

Basha edhe njëherë përsëriti thirrjen që këto zgjedhje duhet t’i bashkojnë demokratët dhe t’u japin atyre mundësinë që të dalin më të fortë.

Ndër të tjera, kryedemokrati u ndal te zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se ato ishin një ,asakër elektorale, duke shtuar se rrëzimi i Edi Ramës është jo vetëm detyrë e PD-së por një detyrë patriotike.

Sipas Bashës, i cili vuri në dukje faktin që sapo të mbyllen zgjedhjet do rikthehen te beteja për rrëzimin e Ramës, as pushtuesi nuk do t’i kishte berë më keq Shqipërisë sesa i ka bërë Edi Rama në 8 vitet e fundit.

“Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet”, tha Basha.

Fjalimi i plote:

Kukës

Falenderoj gjithë secilin prej jush, themelues, qëndërestarë, intelektualë, bij dhe bija të Kukësit.

Çfarë specifike për qarkun e Kukësit e në veçanti pë bashkinë e Kukësit? E para: e kemi prekur, e dinë të gjithë dhe është fakti që është qarku e në veçanti bashkia më e braktisur gjatë këtyre 8 viteve të regjimit të Edi Ramës. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, vite pas vite largimi e ka shënuar Kukësin më shumë se çdo qark tjeter, më shumë se çdo bashki tjetër.

Dhe unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogéluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë.

Nga ana tjetër dorëzimi toptan i pasurive të Kukësit në duart e oligarkëve si dhe  vendosja e traut në Rugën e Kombit, nga ana tjetër mbyllja e univeristetit. Pra edhe pushtuesi në këto 8 vite më keq nuk kishte për ta bërë. Ndërkohë në Kukësin e zbrazur nga kuksianët, në Kukësin e zbrazur në veçanti nga mbështetësit tanë, nga demokratët, ju keni arritur të sillni në të gjithë qarkun 6 mijë vota më shumë.

Ky është treguesi i forcës tonë, ky është tregues i forcës së demokratëve, i forcës tuaj, i drejtuesve, i veteranëve që dinë të përballen dhe me betejat më të pabarabarta siç ishte kjo betejë, siç e dinit nga fillimi që do të ishte.

Asnjehere nuk janë bërë bashkë në këtë mënyrë, as në 2017,  as në 2001, as në 91 shteti me partinë, krimi i organizuar, oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës. Prapë njesoj si në 91 demokratët ishin bashkë pa pushtet. Pa asnjë pushtet institucional, por me një pushtet të pafundshëm, pusshtetin moral, pushtetin e zemrave të pastra, qëllimeve të ndershme, jo thjeshtë për të sjellë rotacion por për të sjellë ndryshimin.

Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët, të luftosh për shqiptarët. Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhëtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutite e votimit dhe votuan ndryshimin.

Ndaj 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.

Ndonëse në kushtet e një deshperimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore  e 25 prillit. Por kush tjeter përveç nesh mund ta cojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithësecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamzhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit.

Has

E pra kete betejë vellezer dhe motra, zonja dhe zotërinj ne e faktuam vendosmërinê dhe qëndresën tonë sepse askush nuk u shty të qëndronte me zor në këtë betejë, mund të ishit larguar, mund të kishit qëndruar në shtëpi, mund të ishit shitur apo blerë, por jo ju e bëtë këtë sepse gjithësecili prej jush në shpirtin tuaj është një misionar fisnik, jo thjeshtë në shërbim të Partisë Demokratike por në shërbim të demokracisë, në shërbim të Hasit, në shërbim të Shqipërisë, në shërbim të shqiptarëve. Dhe kjo është arsyeja në fund të fundit sepse Hasjanët e shqiptarët na ndoqën, sepse e kuptuan që këtë betejë nuk po e bënim për karrigen time apo për karriget tuaja, por po e bënim këtë që vendi kishte kaq Shume nevojë, për atë që shqiptarët e kërkonin me ngulm dhe ndryshimin. A zgjidhi dicka 25 prilli? A i ktheu përgjigje ndonjërës prej dilemave të shqiptarëve? A i zhduku apo i zvogeloi pikëpyetjet e mëdha të para të 25 prillit? Ju e dini fare mirë, më mirë se unë që përgjigja është jo. Përkundrazi i beri më të mëdha këto pikëpyetje që nga blegtori në fshatin më të thellë të Hasit e deri tek ceshtjet e integrimit Europian të Shqipërisë, gjithçka pas 25 prillit është më keq.

Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet.

Në momentin që arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpresës, atëherë detyra jonë patriotike është të bëjmë gjithçka për tia shkurtuar ditët. Dhe ne e dimë si bëhet kjo, asnjë parti tjetër politike nuk e ka në genin e vet, në ADN e vet teknologjine e rrezimit të regjimit përveç Partisë Demokratike.

Ndaj Edi Rama e di këtë dhe nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë, aq më pak nuk do që ta vazhdojmë bashkë. I kanë rënë përtokë katër pyka që na i kishte futur për të na përçarë deri me 25 prill. Kishte investuar boll në ato 4 pyka. Ia thyet ju, ia thyen demokratët, ia thyen shqiptarët. Iu rrëzuan si këto kuti kartoni njëra pas tjetërs. Tani këtë garë të brendshme që na e dikton statuti dhe rregullat që ne sigurisht e vlerësojmë si një thesar të familjes tonë politike, përkundër asaj që na thonë jemi një parri e hapur, një parti e debatit, një parti e garës kërkon të na e kthejë kundër duke përdorur një disavantazh që është real, një disavantazh real të cilin unë e kam paralajmëruar në Këshillin Kombëtar që ditën e parë që u mor vendimi pë këtë garë. Dhe ky është disavantazhi apo reziku që një garë e brendshme statutore mundet që përmes shpërfilljes së asaj që këmi ndërtuar bashkë, ekziston pra rreziku që dorëzimi para atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo siç e dini të gjithë ju masakër zgjedhore kundër Shqipërisë dhe kundër demokracisë të çojë në një përcarje në gjirin e demokratëve. Unë këtë nuk do ta lejoj e nuk do ta pranoj kurrë dhe ju bëj thirrje po kështu edhe ju të mos e lejoni e të mos e pranoni. Sepse nuk ka nevojë t’ju jap unë shembuj, secili prej jush mund të vijë në këtë foltore e t’i tregojë. Se çfarë ka ëen 25 prilli e keni parë me sytë tuaj, i keni shenjat e betejës, i mbani me vete, ju, familjet tuaja, demokratët  eHasit anëembanë. Ndaj në këtë kuqdër nxitimi dhe paqartësia që mund të sundojë zemrën apo mendjen e ndokujt nuk mund të kthehet në arsye për t’i rënë me shkelm asaj që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Le të mos ia japim këtë kënaqësi Edi Ramës, le të dalim nga kjo garë mendjendarë, të bashkuar e të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Dhe për mua beteja deri në fund do të thotë në radhë të parë largimi i regjimit dhe së dyti çuarja deri në fund e  misionit që kemi ndërmarrë para shqiptarëve misionit për ndryabimin e Shqipërisë, misionit për ndryshimin që e mirëpresin dhe  mezi e presin të gjithë ata në nivel lokal dhe nivel qëndëror. Pra miqtë e mi ajo për të cilën ju ftoj është të heqim  çdo iluzion se duke u larguar nga rruga e betejave që kemi bërë bashkë dhe për të cilave ju jam mirënjohës nga zenra, por pës shkak të atyre betejave jemi sot këtu.

Le të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, le të mos bëjmë asnjë kompromis me atë që gjoja na shtrin dorën pë bashkëpunim pa  vija të kuqe sepse e di se çfarë kanë bërë. Krimin më të rëndë ndaj shqiptarëve do të na bëjë bashkëautorë në krim, të na mbyllë gojën, por është po këahtu tregues i frikës që ka, frikës që ka hajduti i shpresës së shqiptarëve. Frikës që ka ai i cili duke vjedhur shpresën e  shqiptarëve përkohësisht ka ndalur aspiratat kombëtare për ndryshim, le të ia kthejmë këtë frike në makth, në ankth, në tmerr.

Kush përmend 2025 e bën për të groposur shpirtin e demokratëve dhe shpresën e shqiptarëve.

Ajo që më takon mua ka një dhe vetëm një objektiv. Regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë, rrëzimi i këtij regjimi, denoncimi i masakrës zgjedhore dhe në këtë mënyrë jo vetëm që nuk i mbivendosemi por i japim vlerë betejës që vazhdon për faktimin e masakrës zgjedhore në mënyrë institucionale, ligjore, politike, ndërkombëtare si një taban mbi të cilin do të ngremë aksionin tonë politik.

Unë kam ardhur sot t’ju krkoj të jemi të bashkuar e të dalim të bashkuar nga 13 qershori dhe ju kërkoj po kështu të më lejoni të vazhdoj t’ju udhëheq deri në fitoren e kësaj beteje.

Duke ju falënderur edhe një gerë nga zemra ju dhe të gjithë demokratët hasjan për sakrificën tuaj dhe duke ju siguruar që deri në frymën time të fundit ju jam mirënjohës dhe do bëjë gjithçka që asnjë pikë djerse dhe sarificë e juaja mos të shkojë dëm. Faleminderit!

Më shumë shkrime

E Freskët taze

A ka qenë drejtoreshë në ministrinë që drejtohej nga Fatmir Mediu? Reagon për herë të parë Eli Fara

Reagimi i plotë i Eli Farës: Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges!...

Skuadra italiane pushtohet nga Covid-19, gjashtë pozitivë brenda grupit

Problemet nga Covid-19 janë përsëri të pranishme tek Empolit. Klubi toskan, përmes një deklarate zyrtare, njoftoi pozitivitetin ndaj Covid-19 të gjashtë pjesëtarëve, që i...

Policia aksion në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se po transportonin emigrantë të huaj nga Tirana drejt Kukësit me qëllim kalimin e...

Zyrtarët e shëndetësisë tanimë janë të bindur: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh!

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse...

Shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit, në makinë i gjendet drogë

Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Burime  bëjnë me dije se...