Derogimi i KE, Xhevahiri dhe Sekretari i partisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derogimi i KE, Xhevahiri dhe Sekretari i partisë

16:10 | 26/04/2020
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Dokumenti Informativ SG/Inf (2020) 11 i datës 7 prill 2020, me qëllim respektimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19 nga  shtetet anëtare të Këshillit të Europës, ndër të tjera ka theksuar se: “Derogimi sipas Nenit 15 nuk varet nga miratimi formal i emergjencës apo i çfarëdolloj regjimi të ngjashëm nga shteti në shkallë kombëtare. Në të njëjtën kohë, çdo derogim duhet të ketë një mbështetje të qartë në legjislacionin vendas, me qëllim mbrojtjen nga arbitrariteti dhe duhet të jetë rreptësisht i nevojshëm për të luftuar ndaj emergjencës publike. Shtetet duhet të mbajnë parasysh se çdo masë e marrë duhet të jetë një përpjekje për mbrojtjen e rendit demokratik nga kërcënimet ndaj tij dhe se duhet të bëhet çdo përpjekje për ruajtjen e vlerave të shoqërive demokratike, si pluralizmi, toleranca dhe të qenit mendjehapur. Ndonëse derogimet janë pranuar nga Gjykata për të justifikuar përjashtime të caktuara nga standardet e Konventës, ato nuk mund të justifikojnë asnjëherë asnjë veprim, i cili bie në kundërshtim me kërkesat tejet të rëndësishme të Konventës për ligjshmëri dhe proporcionalitet…”.

Por, siç duket është përcaktim shumë i komplikuar dhe aspak i kuptueshëm ky i sipërcituari për shtetëpërbërësit tanë që janë  direkt të formuar nga ideologjia marksiste ose si pinjollë të marksistëve tanë. Dhe për këtë arsye duket se këtë rekomandim të KE-së, shqiptarëve, zyrtarët tanë ia përkthejnë si një lojë “çel e mbyll” me virusin.

Por, një juristit tonë të shquar me përgatitje të fortë sovjeto-bolshevike iu kujtua një episod, i cili shumë qartë mund të zbërthejë proporcionalitetin e ligjshmërisë së masave të marra për COVID-19 nga Shqipëria.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kështu, ai tregoi se shumë vite më parë në kohën e lavdishme të PPSH-së në një qytet të veriut të Shqipërisë, Partia vuri re që nuk kishte asnjë anëtar partie në kolektivin e pastruesëve të qytetit. Për këtë arsye thirrën Xhevahirin, si më të aftin e pastruesëve të Bulevardit, ta antarësonin në Parti. Sekretari i Organizatës e sqaroi Xhevon e shkretë se duhet të hiqte dorë nga rakia, duhani e veset “e këqia” që të pranohej në Parti. Ai duhet të martohej e mos shkonte më me çdo pastruese që kishte në kolektiv, pasi partia e donte me moral të lartë.

– Je dakord? -, e pyeti Sekretari Xhevon.

– Po shoku sekretar , dakord jam heq dorë nga të gjitha -, tha Xhevo i shkretë.

– Por partia kërkon që t’i të jesh i gatshëm të japësh dhe jetën për atdheun Xhevo! Je dakord të japësh dhe jetën? -, pyeti përsëri Sekretari.

– Jooo -, u përgjigj prerë Xhevo -, s’kam çfarë jete të japë, se hoqa dorë nga të gjitha ato që të bëjnë të jetosh…

…dhe kështu Xhevo pastruesi mbeti përsëri jashtë gjirit të partisë.

Derogimin sipas Nenit 15 të Konventës Europiane për të Drejtat Njeriut mirë është që parlamentarëve tanë t’ua shpjegojë Xhevoja.

Do ishte shumë më lehtë e më efektive të kuptonin Xhevon dhe kushtet e tij sesa debatet parlamentare të shokëve të sekretarit të partisë së Xhevos.

Siç duket parlamenti ynë dhe Qeveria, sigurisht nuk arrijnë ta kuptojnë dhe lexojnë se e drejta e jetës dhe ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose degradues (xhiro dorë për dore më orarare sipas oreksit të KM-së) dhe ndëshkimit janë pjesë e të drejtave themelore të Konventës, pasi ato nuk mund të jenë objekt i asnjë derogimi, madje as në kohë të emergjencave publike, si kjo e COVID-19. Ato janë ruajtur në mënyrë të vazhdueshme si detyrime pozitive për mbrojtjen e njerëzve që janë nën kujdesin e shtetit ndaj sëmundjeve vdekjeprurëse dhe vuajtjeve.

Të lexosh këto rekomandime si sekretari i partisë, Shqipërinë e përdor si vend ajrimi të burgut.

T’i kuptosh rekomandimet si Xhevahiri, e merr vesh që Europa dhe standartet e saj duken në horizont (horizont – një vijë  e paarritshme imagjinare që bashkon detin dhe qiellin).

Etiketa: COVID-19derogimDerogimi i KE Xhevahiri dhe Sekretari i partisëEuropahorizontKESekretari i PartisëShqiperiatrajtimi çnjerëzor ose degraduesXhevahiri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Policia dhe ushtria shpërndajnë qytetarët në tregun e Kombinatit

Këto janë 19 qytetet ku nga nesër do të lëvizet pa leje me makinë ose në këmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

14:54 | 12/01/2026
Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

14:26 | 12/01/2026
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

14:06 | 12/01/2026
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

13:52 | 12/01/2026
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

13:36 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –
  • Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –
  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –
  • Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –
  • Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –
  • Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com