Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, do luhet në “Air Albania Stadium”, tek ish-”Qemal Stafa”, i cili ka qenë historikisht shtëpia e tyre.
Kampionët në fuqi kanë publikuar agjendën e derbit ndaj Tiranës, i cili do të luhet ditën e premte në orën 19:00.
Të kuqtë kanë vijuar negociatat deri në çastet e fundit me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndaj dhe zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme, teksa koha e mbetur për organizimin e çdo detaji nuk është në favor, pasi derbi është vetëm 72 orë larg.