Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deputeti i PDIU propozon status për naftëtarët. Mamo: Ulje të moshës së pensionit

Nga Skenderi 0

Omer Mamo, deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet prezantoi para deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë draftin për dhënien e statusit të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit.

Mamo: Nuk kam kërkuar më shumë për ta, kam kërkuar atë që atyre ua kanë mohuar dhe është e drejta e tyre. Të dalin në pension në moshën 60 vjeç dhe gratë të dalin në moshën 55 vjeç.

Mamo thotë se kërkesa e tij vjen pasi i njeh vështirësitë e naftëtarëve në terren, mungesën e investimeve dhe lodhjen fizike të tyre.

Mamo: Në parlament e kam gjetur veten jo si deputet, por si ish-naftëtar për sa i përket këtij statusi. Ky status është mbështetur nga të gjitha forcat politike.

Deputeti i PDIU-së përfshin edhe trajtiminin shëndetësor të punonjësve të industrisë së naftës.

Ndryshimi i propozuar për moshën e përfitimit të pensionit të pleqërisë përllogaritet paraprakisht në masën 400 mln lekë. Komisioni i Shëndetësisë do ia referojë projektligjin Ministrisë së Financave.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej