Nga Çapajev Gjokutaj
Deputet ankohen për popullin. Kështu rezulton nga një sondazh me 89 deputetë, kryer nga Instituti i Studimeve Politike.
82% e të pyeturve mendojnë se publiku i paragjykon dhe i stigmatizon padrejtësisht.
91% mendojnë se përfaqsojnë me dinjitet elektoratin.
Akoma më shumë, 92% e të pyeturve, ankohen se rrogat i kanë të pamjaftueshme.
Me një fjalë është faji i publikut që ka krijuar modelin e deputetit dallkauk, kurse seancat e së enjtes i sheh si variant i Portokallisë.
Sondazhi nuk arrin të shpjegojë një gjë: kur vuajnë e përfliten kaq shumë, pse emigron populli dhe jo deputetët?