Një 47 vjeçar nga Shkupi ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje me thyerje të të paktën 17 automjeteve.
Shkupjani brenda 6 muajve, nga prilli deri në tetor, akuzohet për të paktën 17 vepra penale “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje” të kryera në Ohër.
I dyshuari i kryente vjedhjet në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Ai grabiste kryesisht në hapësirat për parking, lagje dhe plazh, me mjete të forta i ka thyer xhamet e makinave dhe ka marrë mjete të vlefshme, dokumente personale dhe para.